LAJMI I FUNDIT:

Kishte trashëguar 100 milionë pas vdekjes së të atit Elvis Presley, por sot Lisa Marie pohon se i ka vetëm 14 mijë dollarë

Kishte trashëguar 100 milionë pas vdekjes së të atit Elvis Presley, por sot Lisa Marie pohon se i ka vetëm 14 mijë dollarë

Kur ndërroi jetë babai i saj ishte vetëm nëntë vjeçare.

Pasuria e Elvis Presleyt pas vdekjes u vlerësua në 100 milionë dollarë, por vlera totale e markës, “Elvis”, duke përfshirë pasurinë e famshme në Graceland, me kalimin e viteve ka arritur shifrën marramendëse, të cilat i kanë kaluar në pronësi të bijës, kur ka mbushur 25-vjet, Lisa Marie.


Kjo e fundit pretendon t’i kenë mbetur vetëm 14 mijë dollarë dhe akuzon ish-menaxherin, Berry Sigel, për shkrirjen e pasurisë. Ajo pohon se Sigel “nuk ishte i kujdesshëm, neglizhent dhe menaxher i keq”.

Vajza e të famshmit, megjithatë, është ende pronare e Gracelandit, pasuri e Elvisit, e cila ende është një vend turistik.

Në vitin 2005, Sigel shiti 85 për qind të aksioneve të Lisa Mary në Elvis Presley Enterprises. Ai e arsyeton këtë veprim pasi që i është dashur të “paguante borxhet e tij prej rreth 20 milionë dollarësh”.

Ajo, megjithatë, beson se paratë u zhdukën për shkak të investimeve të vazhdueshme në “Core Entertainment”, kompania që qëndron pas “American Idol”, i cili shpalli falimentimin në vitin 2016.

Lisa Mary është kontest pronësor me bashkëshortin e saj të katërt, Michael Lockwood, me të cilin është duke shkurorëzuar edhe ligjërisht .

Ajo pretendon se po i mungojnë 16 milionë dollarë, ndërkohë që ish-burri pohon se nuk është e vërtetë.

Përndryshe, Lisa Mary Presley, ashtu sikur se dhe babai i saj, është e angazhuar në muzikë, ku deri më tani ka publikuar tre albume. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori