LAJMI I FUNDIT:

Kishte postuar në TikTok duke shtënë me armë, Policia arreston 21 vjeçarin në Mitrovicë

Kishte postuar në TikTok duke shtënë me armë, Policia arreston 21 vjeçarin në Mitrovicë

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se gjatë të enjtes dhe në orët e hershme të së premtes ka konfiskuar tri armë.

Në rastin e parë, policia në Mitrovicë ka identifikuar në person i cili kishte postuar në rrjetin social TikTok një video duke shtënë me armë.


Policia ka identifikuar të dyshuarin D.H,21 vjeçar, i cili është arrestuar dhe ka konfiskuar armën e cila është e llojit pistoletë (me gas).

Pas procedurave policore është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në rastin e dytë, njësia policore gjatë patrullimit në Vushtrri në orët e pasdites kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në bagazh kanë gjetur një armë gjuetie për të cilin personi nuk posedonte autorizim.

Personi M.SH, 55 vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor, ndërsa arma është konfiskuar. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, më 03.03.2022 rreth orës 01:00, policia në Skenderaj gjatë një pike kontrolle ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të personave, tek dy personat që ishin në atë automjet kanë gjetur nga një armë.

Armët ishin të llojit pistoletë dhe gjithashtu kishin edhe municion.

Të dyshuarit: Sh.M dhe L.J, 33 vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin policor.

Armët janë konfiskuar dhe do procedohen në cilësinë e provave materiale, ndërsa të dyshuarit pas intervisitimt me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/