LAJMI I FUNDIT:

Kinezët nuk ndalën, 300 milionë euro për Ronaldon dhe pagë të jashtëzakonshme për portugezin (Foto)

Kinezët nuk ndalën, 300 milionë euro për Ronaldon dhe pagë të jashtëzakonshme për portugezin (Foto)

Ofertat nga klubet kineze gjithnjë e më shumë po rritën për yjet e futbollit botëror.

Pasi Carlos Tevez iu bashkua futbollit kinez ku është bërë futbollisti më i paguar në botë, tani kinezët vijnë me një çmenduri të radhës.


Synimi kryesor i klubeve kineze është transferimi i Cristiano Ronaldos.

Ka qenë vetë menaxheri i portugezit, Jorge Mendes që ka zbuluar një ofertë të jashtëzakonshme që ka mbërritur në Madrid për klientin e tij.

Një klub që nuk iu është zbuluar emri ka ofruar 300 milionë euro për kartonin e futbollistit më të mirë në botë.

Paga e Ronaldos do të ishte 100 milionë euro në vit por kjo është refuzuar nga reprezentuesi portugez.

Mendes ka zbuluar për të përditshmen spanjolle AS se kanë refuzuar këtë ofertë të jashtëzakonshme financiare.

Por klubet kineze nuk do të ndalen dhe do të tentojnë përsëri që ta bëjnë të tyre Ronaldon në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori