Kina i tha BE‑së se nuk mund të pranonte humbjen e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, sipas një zyrtari.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i tha shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, se Pekini nuk mund të pranojë që Rusia të humbasë luftën në Ukrainë, sepse kjo do t’i lëre SHBA‑ve mundësinë për t’u fokusuar plotësisht te Kina, konfirmoi një zyrtar i cili pati informacion për takimin.
Kjo deklaratë bie në kundërshtim me qëndrimin publik të Kinës, e cila pretendon se është neutrale në konflikt, raporton CNN.
Takimi, që zgjati katër orë, u mbajt të mërkurën në Bruksel dhe trajtoi çështje të ndryshme, duke përfshirë kibernetikën, çështjen e Tajvanit dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar tha se në bisedimet private, Wang Yi nënkuptoi se Kina preferon një konflikt të zgjatur në Ukrainë, në mënyrë që ta mbajë SHBA-në të “zënë” larg Azisë.
Në konferencën e shtypit të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, përfaqësoi pozicionin zyrtar “Kina nuk është palë në çështjen e Ukrainës. Qëndrimi i Kinës është i objektiv dhe i qëndrueshëm: negociata, armëpushim dhe paqe. Një konflikt i zgjatur shërben interesave të askujt”.
Ajo shtoi se Kina dëshiron një zgjidhje politike sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se do të luajë një rol konstrukiv në këtë drejtim
Megjithatë, lidhjet midis Kinës dhe Rusisë janë forcuar gjatë luftës. Para sa kohë që Kina mbështet Rusinë me eksporte dhe ndihma ekonomike, ajo ka ndihmuar Moskën të shmangë sanksionet perëndimore – dhe për shumë, kjo e pozicionon Kinën më tepër si një aleate e Rusisë sesa një forcë neutrale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Nëndetësja bërthamore e Marinës Amerikane u ankorua për herë të parë në histori në Islandë

Për Vuçiqin në Srebrenicë nuk u krye gjenocid, por vetëm një krim

Ushtria ukrainase shkatërron me 60 dronë “stallën e tankeve” të rusëve

Droni ushtarak rus rrëzohet në Lituani - rriten tensionet në kufirin lindor të NATO-s

Epoka e dronëve pa pilot - revolucioni i mbrojtjes amerikane

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë