LAJMI I FUNDIT:

Kina lëshon në përdorim aeroportin Daxing, u deshën 63 miliardë dollarë për ta ndërtuar

Kina lëshon në përdorim aeroportin Daxing, u deshën 63 miliardë dollarë për ta ndërtuar

Pekini ka hapur zyrtarisht aeroportin Daxing, i cili ka kushtuar 63 miliardë dollarë, teksa qeveria tenton të lehtësojë presionin që ka aeroporti kryesor i qytetit.

Fluturimi i parë në këtë aeroport u realizua më 27 tetor.


Aeroporti i ri ka katër pista dhe ka kapacitet që të pranojë 72 milionë pasagjerë në vit dhe prej vitit 2025, ky aeroport pritet që të jetë në gjendje të pranojë 100 milionë pasagjerë.

Kompania ajrore Air China kreu fluturimin e parë drejt Bangkokut, ndërkaq British Airways pritet të kryejë fluturimin e parë trans-kontinental për në Londër.

Kompanitë ajrore China Southern dhe China Eastern do të jenë kompanitë kryesore që do të operojnë në Daxing, përcjell REL. Air China po ashtu do të kryejë disa fluturime nga ky aeroport, i cili është projektuar nga arkitektja e famshme irakiane, Zaha Hadid.

Rreth 50 kompani të huaja ajrore planifikojnë që në muajt e ardhshëm të nisin operimet nga ky aeroport.

Aeroporti i Ri i Stambollit – një mrekulli botërore
Lexo po ashtu Aeroporti i Ri i Stambollit – një mrekulli botërore

Ndërtimi i aeroportit Daxting është kritikuar, për shkak të distancës që ka nga qendra e Pekinit. Udhëtimi nga Pekini për në aeroport me transport publik zgjat më shumë se një orë. /Telegrafi/