Anësori i Gjermanisë, Joshua Kimmich, beson se Timo Werner është ai që do të ketë impakt të madh në këtë Kampionat Botëror.

Të dielën Gjermania fillon aventurën në Kampionat Botëror ndaj Meksikës në sfidën e cila do të jetë tregues për zgjedhjet e trajnerit, Joachim Low.

Sipas Kimmich, potenciali i Gjermanisë në sulm është i hatashëm.

“Mendoj se Werner e tregoi kapacitetin e tij në Kupën e Konfederatave vitin e kaluar dhe në ndeshje tjera po ashtu”.

“Me shpejtësinë e tij ai është një armë shtesë për ne. Unë e njoh atë nga mosha 13 vjeçare kur kemi luajtur bashkë në ekipet e të rinjve në Stuttgart”.

“Për mua ai është shumë i rëndësishëm dhe unë asnjëherë nuk kam luajtur në një garë ku ai s’ka qenë top golashënues. Për momentin, ai është i qetë, e po presim ndeshjen e parë që ai të tregohet. Jam i sigurt se ai do të shkëlqejë”, u shpreh Kimmich.

Gjermania dhe Meksika janë pjesë e Grupit F dhe të dy këto kombëtare përballen në Luzhniki të Moskës të dielën nga ora 17:00. /Telegrafi/