LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian tregon vështirësitë që po has në të mësuarit e termeve ligjore, për provimet e saj në juridik

Kim Kardashian tregon vështirësitë që po has në të mësuarit e termeve ligjore, për provimet e saj në juridik

Praktika sigurisht e bën të përsosur.

Kim Kardashian ndau me fansat në llogarinë e saj zyrtare në Instagram të hënën në mbrëmje një fotografi, përmes së cilës tregonte se ajo ishte duke mësuar terminologjinë ligjore përpara një “testi të rëndësishëm”.


Ylli 38-vjeçar tash e sa kohë ka nisur studimet në degën e drejtësisë, me shpresën për tu bërë një avokate, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Një nga termet ligjore që ajo kishte nënvizuar ishte fjala ‘neglizhencë’, e shkruar në një faqe me një sërë shënimesh që zbulonin zhargonin ligjor dhe rrethana të ndryshme që rrethonin fjalorin e avokaturës.

Kim kohët e fundit potencoi përsëri pretendimet se ajo nuk është në gjendje të studiojë vetëm në sajë të parave dhe privilegjit të saj dhe ka shpjeguar përmes rrjeteve sociale se si ajo po sakrifikon kohën me tre fëmijët e saj, që të arrijë qëllimet në këtë drejtim.

Ajo u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë dhe do të kalojë katër vitet e ardhshme duke studiuar me dy mentorë dhe duke përfunduar provimet çdo muaj.

“Kam parë disa komente nga njerëz që thonë se është privilegji im ose paratë që më kanë sjellë këtu, por nuk është kështu. Unë dua që njerëzit të kuptojnë se nuk ka asgjë që duhet të kufizojë ndjekjen e ëndrrave tuaja dhe përmbushjen e qëllimeve të reja”, ka thënë Kim Kardashian.

Kim Kardashian (Foto: Jenny Anderson/Getty Images/Guliver)

Kim vazhdoi të tregojë se ajo kishte nevojë për 60 kredi për ‘leximin e ligjit’ në një ‘shkollë të drejtësisë’, e cila u ndoq nga avokatët dhe ajo kishte plot 75 sosh.

“Për këdo që supozon se kjo është rruga e lehtë, nuk është. Fundjavat e mia janë shpenzuar larg fëmijëve të mi ndërsa lexoja dhe studioja. Unë punoj gjithë ditën, vendos fëmijët e mi në shtrat dhe kaloj natën duke studiuar”, ka thënë më tej Kim.

Kim Kardashian (Foto: Michael Loccisano/Wire Image/Guliver)

Ajo pranoi ndjenjën e llahtarshme në sfidën e madhe që ajo i vuri vetes, por është mirënjohës për sistemin e saj të mbështetjes pasi u distancua nga grupi i saj shoqëror për t’ia kushtuar kohën studimeve të saj.

“Ka raste kur ndihem e mbingarkuar dhe kur ndjehem sikur nuk mund ta bëj, por kam marrë bisedat e nevojshme nga njerëzit rreth meje që më mbështesin. E ndryshova numrin tim vitin e kaluar dhe u shkëputa nga të gjithë, sepse e kam bërë këtë angazhim të rreptë për të ndjekur ëndrrën time – Nuk është kurrë tepër vonë për të ndjekur ëndrrat tuaja”, ka potencuar ajo. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori