LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian përflitet për një romancë të mundshme me Tom Brady

Kim Kardashian përflitet për një romancë të mundshme me Tom Brady

Kim Kardashian dhe Tom Brady thuhet se janë afruar me njëri-tjetrin duke nxitur dyshimet për romancë.

Dyshja thuhet se kanë krijuar një miqësi pasi ylli televiziv ka filluar të kërkojë të blejë një shtëpi pushimi në komunitetin e tij ekskluziv në Bahamas.


Kim madje i kishte kërkuar Tomit këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

42-vjeçarja u pa duke vizituar resortin pasi fluturoi për në ishull, shkruan Mirror.

Burimet i kanë thënë PageSix se Kim “i pëlqen shumë” profesionisti i pensionuar i NFL, por deklaruan se aktualisht nuk ka “asnjë romancë” mes të dyve, por ata nuk e mohuan një mundësi për romancë mes tyre.

Foto: Getty

“Kim e pëlqen shumë Tomin. Ajo e telefonoi dhe e pyeti për këshillën e tij për Baker’s Bay, ai ishte i mrekullueshëm”, thanë burimet.

Kim Kardashian dhe vajza e saj North tërheqin vëmendje me dukjet e ngjashme nga “Chanel”
Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe vajza e saj North tërheqin vëmendje me dukjet e ngjashme nga “Chanel”

Komuniteti ka shtëpi në pronësi të yjeve të Hollywoodit si Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, Michael Jordan, Justin Timberlake dhe Reese Witherspoon.

Foto: Getty Images

Kim ka qenë beqare që nga gushti i kaluar, kur u nda nga komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Dyshja ishin në lidhje për nëntë muaj dhe gjatë romancës së tyre të stuhishme, Pete madje kishte disa tatuazhe kushtuar yllit.

Foto: FilmMagic

Një burim i afërt me Kim, i cili ndan North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-bashkëshortin dhe reperin e saj Kanye West , zbuloi se ajo është “e hapur për takime përsëri”.

Ndërkohë, Tom ka qenë sërish beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori