LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian kërkon nga Azerbajxhani që të ndërpresë përdorimin e forcës ndaj armenëve

Kim Kardashian kërkon nga Azerbajxhani që të ndërpresë përdorimin e forcës ndaj armenëve
Kim Kardashian (Foto: Instagram/kimkardashian)

Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, është deklaruar me rastin e luftës së armatosur ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit në regjionin Nagorno-Karabah.

Bukuroshja me origjinë armene ka kërkuar nga Azerbajxhani që ta ndërpresë menjëherë përdorimin ofensiv të fuqisë kundër popullit armen.


Njëherësh, ajo ka kërkuar ndërprerjen e ndihmë ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Azerbjaxhanin.

Nuk ka munguar edhe paralajmërimi i Kim për Turqinë që “të ndërpresë dërgimin e armëve dhe luftëtarëve në Baku”.

Kardashian konsideron se politikanët ndërkombëtarë dhe diplomatët duhet të ndërhyjnë për ta penguar eskalimin e mëtutjeshëm të situatës dhe tragjedinë potenciale. /Telegrafi/