LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian flet për të herë të parë për të dashurën e re të ish-burrit Kanye West, Chaney Jones: Unë thjesht dua që ai të jetë i lumtur

Kim Kardashian flet për të herë të parë për të dashurën e re të ish-burrit Kanye West, Chaney Jones: Unë thjesht dua që ai të jetë i lumtur

Kim Kardashian më në fund ka folur për të dashurën e re të ish-bashkëshortit të saj Kanye West, Chaney Jones.

41-vjeçarja ishte mysafire në emisionin “Not Skinny Not Fat” të Amanda Hirsch në një episod të ri që u publikua të martën (12 prill), ku ajo u pyet për Jones, të cilin shumë e kanë konsideruar se ngjan me Kimin.

West ishte parë për herë të parë me Jones në janar – ndërsa ai ishte ende në lidhje me Julia Fox, shkruan DailyMail.

Ndërsa, Kim ka zbuluar se si ndihet me të vërtetë për jetën e re të Kanye.

Hirsch përmendi se “disa gra” që West janë takuar duken sikur janë “adhuruese të mëdha të tua” apo “madje disi vishen si ti”, dhe kur u pyet nëse kjo e bën atë të ndihet çuditshëm.

“Jo. Unë thjesht dua që ai të jetë i lumtur dhe ajo duket shumë e ëmbël. Çfarëdo që të bën të lumtur, nuk më intereson çfarë është. Mendoj se kjo do të reflektojë në jetën tuaj dhe në punën tuaj, në gjithçka, dhe në mënyrën se si jeni prind, kështu përderisa ai është i lumtur, unë vërtetë e dua vetëm këtë”, tha Kim.

Jones u pa gjithashtu në festën e dëgjimit të albumit të West “Donda 2” dhe u konfirmua në shkurt se ai ishte ndarë me Fox, pasi romanca e tij me Jones kishte nisur.

Reperi me sa duket konfirmoi lidhjen e tij me Jones në një foto tashmë të fshirë në Instagram me të më 1 mars.

Megjithatë, një burim pohoi në fillim të prillit se ata nuk janë një çift ‘ekskluziv’, duke shtuar se ajo ishte ‘muza’ e West.

Kush është Chaney Jones? - E dashura e re e Kanye West që ka ngjashmëri të madhe me Kim Kardashian
Lexo po ashtu Kush është Chaney Jones? - E dashura e re e Kanye West që ka ngjashmëri të madhe me Kim Kardashian

Vetëm pak ditë kanë mbetur para premierës së serialit të saj të ri “The Kardashians” në Hulu, Kim gjithashtu konfirmoi se ajo u takua për herë të parë me të dashurin Pete Davidson në tapetin e kuq të “Met Gala”, përpara episodit “Saturday Night Live” që ajo drejtoi në tetor.

Ajo shtoi se e njihte më parë dhe e kishte parë në “Met Gala”, duke treguar se ai po përpiqej të merrte numrin e saj përpara se të takoheshin.

“Historia e tij është se ai kishte kërkuar pak për numrin tim dhe të gjithë nuk ishin të sigurt – a po kaloja një divorc?”, shpjegoi Kim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Magazina
Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Magazina
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina
Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Magazina
Kalo në kategori