LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhe Kanye West hedhin hapin tjetër rreth ndarjes – Reperi angazhon avokatin personal

Kim Kardashian dhe Kanye West hedhin hapin tjetër rreth ndarjes – Reperi angazhon avokatin personal
Kim Kardashian dhe Kanye West Foto: Instagram

Kim Kardashian dhe Kanye West duket se kanë bërë hapin tjetër rreth ndarjes.

Një gjë e tillë vjen pasi dyshja kanë ndërprerë seancat për konsultim të çiftit, të cilat i kanë mbajtur për vite me radhë, shkruan Mirror.


40-vjeçarja deri më tani thuhet se ka tentuar të ruajë martesë, por ka rezultuar se ata thjeshtë nuk janë në të njëjtat frekuenca.

Po ashtu, Kanye tashmë ka angazhuar një avokat privat, për të vazhduar në procedura të rregullta të divorcit.

Në anën tjetër, Kim ka marrë njërën nga avokatet më të njohura, Laura Wasser, e cila njihet për suksesin në punën e saj.

Një burim afër dyshes tutje ka deklaruar: “Ata nuk janë në frekuencat e njëjta kur bie fjala për të ardhmen dhe familjen. Kim është në rregull me këtë”.

Çifti përndryshe u martuan në vitin 2014, derisa më tani së bashku ndajnë katër fëmijë. /Telegrafi/