LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian i bashkohet TikTok-ut, hap llogari bashkë me vajzën e saj North

Kim Kardashian i bashkohet TikTok-ut, hap llogari bashkë me vajzën e saj North

Kim Kardashian dhe vajza e saj 8-vjeçare, North West, krijuan një llogari të përbashkët në TikTok të enjten në mëngjes (25 nëntor).

Llogaria ‘Kim and North’ grumbulloi më shumë se 130 mijë ndjekës dhe 430 mijë pëlqime në më pak se 24 orë, pjesërisht falë Kim, 41 vjeç, që ndau një nga videot e saj dhe North me miliona ndjekësit e saj në Instagram dhe Twitter.


Dyshja nënë-bijë kanë qenë tashmë mjaft aktive që nga hapja e llogarisë së tyre, duke postuar 14 video në një hark kohor prej 12 orësh në Ditën e Falënderimeve.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Videoja e tyre e parë tregoi të dy duke kaluar një “ditë spa”, ndërsa ato shfaqnin pamje të ndryshme të produkteve “Kylie Skin”, shkruan PageSix.

Një tjetër video i dha një vështrim prapaskenave të dekorimeve të familjes së famshme për Ditën e Falënderimeve, duke përfshirë kashtë, kunguj dhe tullumbace festive.

@kimandnorth♬ All I Want for Christmas Is You – Mariah Carey


Kardashian dhe fëmija i saj më i madh kanë tentuar gjithashtu tendenca të shumta të TikTok, të tilla si të këndojnë së bashku me hitin viral të reperit Coi Larey “TWINNEM”.

Në një tjetër video shfaqet Kim, North dhe kushërira e saj Penelope Disick duke kërcyer me këngën “California Gurls” të Katy Perry.

Kardashian dhe North  hapën llogarinë e tyre pasi Penelope, 9 vjeç, dhe nëna e saj, Kourtney Kardashian, krijuan faqen e tyre nënë-bijë në TikTok.

@pandkourt♬ Thanksgiving Song – Michael J Murphy


Llogaria e quajtur  ‘Pa nd kourt’ – ka mbi 700 mijë ndjekës dhe mbi 5 milionë pëlqime. Ato postojnë shpesh video të rutinave dhe produkteve të Penelope-s për kujdesin e lëkurës, përditshmërinë e saj dhe disa mësime gatimi.

Biografia e TikTok e Penelope dhe Kourtney thekson se llogaria e tyre “menaxhohet nga një i rritur”, pasi udhëzimet e aplikacionit thonë që çdo pronar i llogarisë duhet të jetë 13 vjeç ose më i vjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori