LAJMI I FUNDIT:

Kidnapuesi i modeles Chloe Ayling kishte imituar një film hollivudian

Kidnapuesi i modeles Chloe Ayling kishte imituar një film hollivudian
Chloe Ayling (Foto: LittleFairPhoto/Fotogramma)

Kidnapuesi, i cili e kishte marrë peng modelen britanike, Chloe Ayling, është inspiruar nga një film hollivudian. Lukasz Herba e kishte droguar, rrëmbyer dhe e kishte ofruar 20-vjeçaren për shpërblesë në një ngjarje tronditëse.

Herba, i cili është nga Polonia, është dënuar me 16 vjet burg të hënën, pasi është shpallur fajtor në një gjykatë italiane.


Kidnapuesi Lukasz Herba (Fotogramma)

Chloe i ishte përgjigjur një ftese për një fotosesion mode në Milano, i cili ishte i rrejshëm dhe me këtë rast është kidnapuar, është droguar, është transportuar me veturë dhe është mbajtur me dhunë në një shtëpi në qytetin e Torinos.

Kidnapuesi kishte thënë se qëllimi i kidnapimit ka qenë për ta bërë të famshëm, mirëpo prokurorët kanë thënë se ajo ka mundur të vdesë gjatë kohës së rrëmbimit, nga 11 korriku deri më 17 korrik të vitit të kaluar.

Rrëfimi i modeles britanike për tmerrin që përjetoi kur u kidnapua për t’u shitur si skllave seksi (Foto)
Lexo po ashtu Rrëfimi i modeles britanike për tmerrin që përjetoi kur u kidnapua për t’u shitur si skllave seksi (Foto)

Pas dënimit të Herbas, është mësuar kidnapimi ishte i ngjashëm me një film hollivudian të lansuar disa javë para se të ndodhte rrëmbimi.

Shtëpia ku e ka qëndruar Chloe (The Mega Agency)

Filmi “By Any Means” tregon ngjarjen e Mimi Wyatt (që luhet nga Brooke Burfitt), një yll jo shumë i njohur që kidnapohet pas një performance në një klub nate.

Kidnapuesi i saj, Frank Watson (që portretizohet nga Thomas Gipson) e mban të rrëmbyerën e tij, mirëpo kur autoritetet e lirojnë nisin dyshimet nëse ngjarja ka nisur për të arritur famë.

Një zëdhënës i Triventure Films, ka thënë se ngjashmëria mes filmit dhe ngjarjes reale i ka shokuar filmbërësit.

💦😍

A post shared by Chloe Ayling (@chloe.ayling) on Apr 6, 2018 at 9:04am PDT

“Triventure Films ka mësuar se filmi ynë ‘By Any Means’ e ka frymëzuar kidnapuesin e dënuar, Lucasz Herba, që ta joshë modelen Chloe Ayling drejt Italisë për një fotosesion dhe e ka mbajtur të rrëmbyer për shpërblesë”.

“Filmi ynë ishte lansuar tetë javë para rrëmbimit në korrikun e vitit 2017 dhe ngjashmëritë na kanë tronditur”, ka deklaruar zëdhënësi i shtëpisë filmike.

Edhe në film edhe në ngjarjen reale kidnapuesit kanë kërkuar para, në të dyja rastet të kidnapuarat e kanë humbur vetëdijen dhe kur janë zgjuar e kanë kuptuar se janë të rrëmbyera, ndërsa kidnapuesit në të dyja rastet kanë pasur për qëllim që të përfitojnë edhe famë nga ngjarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori