Artistja e njohur shqiptare, Kida, prej disa ditësh ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si destinacion të pushimeve për të përmbyllur vitin 2021 ka zgjedhur një nga vendet luksoze, gjegjësisht Dubain.


Derisa vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar disa imazhe të reja.

Screenshot 4 74 Kida (Foto: Instagram)

Në një koleksion të ri, ajo ka zgjedhur disa nga momentet më të lumtura gjatë qëndrimit atje.

“Udhëtimi në Dubai”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Screenshot 5 56 Kida (Foto: Instagram)

Të shumta ndërkohë kanë qenë komplimentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit.

Ajo momentalisht po shijon suksesin e albumit të ri të quajtur, “Orchidea”, të cilin e solli vetëm pak ditë më parë me plot këngë e bashkëpunime. /Telegrafi/