eksperti-banner

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është mjaft e pëlqyer nga një pjesë e madhe e audiencës.

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke shpërndarë të informacione nga jeta dhe karriera profesionale.


Kida ndërkohë në ditët e kaluara ka qenë duke punuar në një studio muzikore, ndërsa bënte të ditur se së shpejti do të publikohet kënga e re.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka ndarë një video ku shihej duke vozitur makinën.

Kida shihej duke marrë lëvizje të ndryshme para kamerës, teksa argëtohej nën tingujt e muzikës së saj.

kida 129646484 1003925906684369 4032591299179446703 n (Foto: Instagram)

“Ju veçse e dini se çfarë po vjen”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Kujtojmë se “Edhe Sa” mban titullin projekti i fundit nga ajo, për instrumentalin e së cilës u përkujdes producenti Mixey. /Telegrafi/