Kida prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ri “Orchide” që pritet të lansohet më 21 dhjetori.

Ndërsa, sot (e shtunë), këngëtarja e njohur ka paralajmëruar videoklipin e këngës “Mo jo”, që po ashtu do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri.


Përmes disa imazheve të reja të shkëputura nga xhirimet e klipit, Kida u shfaq joshëse nga makina e  veshur me një bluzë të bardhë dhe të shkurtër, të cilën e kombinoi me pantallona shumëngjyrësh dhe çizme "Prada" me ngjyrë të bardhë.

kida 269609934 210231707862220 6183298187531712344 n Foto: Kida/Instagram

“Befasia e fundit për datën e publikimit të albumit. Videoklipi i “Mo jo””, ka shkruar Kida sipër imazheve që postoi në llogarinë e saj të Instagramit.

Teksa pret lansimin e albumit, Kida po ashtu ka njoftuar se fansat tashmë mund ta para-porositin atë para datës së publikimit.

kida 269610551 1553251168366735 5807706780308973349 n Foto: Kida/Instagram

Ndërsa, projekti I saj I fundit është kënga “Ike”, që Kida e publikoi në tetor të këtij viti, e që ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

kida 268100663 596635148088980 8307917088877406491 n Foto: Kida/Instagram