Këngëtarja e njohur, Kida edhe këtë fillim vit po mbetet e angazhuar në punën për të sjellur projekte të reja.

Artistja e cila ka edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale u ka qëndruar pranë fansave edhe me imazhe të ndryshme.


Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Kida postoi disa foto në të cilat dukej në formë të mrekullueshme dhe e veshur mes shumë stil.

Screenshot 3 50 Foto: Kida/Instagram

Autorja e “Drunk” shihet e veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë e zbukuruar me disa kristale.

Për t’u përshtatur me pjesën e sipërme Kida veshi një palë pantallona ngjyrë gri me shkëlqim, makijazhi i saj ishte i theksuar ndërsa flokët i la të lidhura.

Screenshot 2 64 Foto: Kida/Instagram

Këngëtarja dukej e mahnitshme teksa nuk i munguan komente e shumta nga ana e fansave të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Kida po shijon suksesin e bashkëpunimit të dytë me këngëtaren, Dafina Zeqiri “Ai me mu so”.

Screenshot 4 47 Foto: Kida/Instagram

Projekti i dytë më radhë i artisteve prit mirë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/

Screenshot 1 81 Foto: Kida/Instagram