LAJMI I FUNDIT:

Kiara dhe Luizi më të afërt se kurrë, nisin ditën me puthje dhe përqafime

Kiara dhe Luizi më të afërt se kurrë, nisin ditën me puthje dhe përqafime

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli po shihen si një çift i mundshëm.

Me të hyrë në shtëpinë e famshme, Luizi shprehu pëlqimin e tij për Kiarën dhe çdo ditë ka tentuar që ta bëjë për vete.


Derisa ajo vazhdonte ta refuzonte apo të qëndronte indiferente, së fundmi moderatorja ka filluar te jetë më e afërt me të.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Edhe ditën e sotme (e hënë) Luizi fillimisht u afrua tek shtrati I saj për ta zgjuar me puthje në faqe, ndërsa më pas ishte Kiara ajo që shkoj për t’i dhuruar një përqafim.

Luiz Ejlli ‘pushton’ TikTok-un, shënohet rekord kërkimesh me emrin e tij
Lexo po ashtu Luiz Ejlli ‘pushton’ TikTok-un, shënohet rekord kërkimesh me emrin e tij

Dyshja janë përballur me debate të shumta dhe kundërshtime për lidhjen e tyre nga ana e banorëve, por ata kanë arritur t’i sfidojnë duke u munduar të krijojnë një marrëdhënie të bukur me njëri-tjetrin.

Përveç banorëve edhe jashtë janë hedhur dyshime të shumta nëse ata kanë nisur të kenë ndjenja apo e gjitha është në kuadrin e lojës.

Krahas marrëdhënies së tyre, në shtëpinë e famshme të BBVA po zhvillohen edhe dinamike ta tjera mes banorëve dhe debatet nuk kanë qenë të pakta.

Një i tillë ndodhi edhe mbrëmë (e diel) kur banorët nxorën nga dhoma e izoluar Luizin dhe Efin në këmbim të dhjetë mijë eurove, disa prej të cilëve ishin kundër kësaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina
Oriola Marashi merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, në një set fotografik të publikuar së fundi

Oriola Marashi merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, në një set fotografik të publikuar së fundi

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Kalo në kategori