LAJMI I FUNDIT:

Khabib zbulon se ka ofertë nga WWE, i dërgon mesazh gjigantit Brock Lesnar

Khabib zbulon se ka ofertë nga WWE, i dërgon mesazh gjigantit Brock Lesnar
Foto: Daily Star

Imagjinojeni, kampioni i peshave të lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, në një përleshje me Brock Lesnar, do të ishte përballja më e madhe në histori të WWE.

Ditë më parë ishte diçka e paimagjinueshme, por tani mund të bëhet realitet.


Rusi nëpërmjet Twitterit ka njoftuar se Vince Mahon dhe kompania e tij multi-miliardëshe i kanë bërë atij ofertë.

Momenti kur Brock Lesnar futet në oktagon dhe konfrontohet me kampionin Cormier
Lexo po ashtu Momenti kur Brock Lesnar futet në oktagon dhe konfrontohet me kampionin Cormier

“WWE më kërkoi t’iu bashkohem. Çfarë mendoni?”, ka shkruar Khabib, duke bashkangjitur dhe ‘hashtags’ se do ta shkatërrojë Lesnarin në garën e përleshjeve të rreme.

Do ishte interesante të shikojmë një sportist të vërtetë në WWE, duke e ditur se kjo garë nuk ka përleshje të vërteta ashtu si në UFC, pasi qëllimi i saj është spektakli.

Duhet shtuar se Lesnar është edhe pjesë e UFC-së, por e kategorisë së peshave të rënda, në tetë ndeshje ai ka regjistruar pesë fitore dhe tri humbje.

E ardhmja e Khabib në UFC është e pasigurt pas përleshjes masive me skuadrën e Conor McGregor pasi rusi ka kërcënuar me largim nëse organizatorët e suspendojnë shokun e tij, Zubaira Tukhugov.

Flet Zubaira Tukhugov, "njeriu në të kuqe" që mori vëmendjen e gjithë botës duke u futur në oktagon për ta goditur Conorin
Lexo po ashtu Flet Zubaira Tukhugov, "njeriu në të kuqe" që mori vëmendjen e gjithë botës duke u futur në oktagon për ta goditur Conorin

Vlen të theksohet se Khabib ende nuk ka marrë çekun prej dy milionë dollarësh pas triumfit ndaj irlandezit në UFC 229. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori