Khabib Nurmagomedov ka thënë se Conor McGregor nuk do të ketë shansin që të përballet me të për titull në UFC.

Një rimeç i mundur ka kohë që flitet, pasi dagestanezi fitoi ndaj irlandezit në UFC 229 në tetor të vitit 2018.

Në janar të këtij viti, McGregori fitoi ndaj Donald Cerrones për 40 sekonda, për t’u pensionuar më pas për herët të tretë brenda katër vitesh.

“The Notorious” nuk ka zhvilluar më asnjë përballje, mirëpo tani do të takohet me Dustin Poirierin edhe se edhe nuk ka diçka konkrete.

“ConorMcGregor, e kam mposhtur tashmë. Pse duhet të përballem me të”, ka thënë Khabib.

“Ai duhet të rikthehet dhe të jetë i zënë me përballje, Tregoni atij, duhet të jetë shumë i zënë”.

“Nuk e di nëse ndonjë herët do të meritojë shansin për t’u përballur për titull, pasi ai nuk është i fokusuar, pi shumë dhe godet persona të moshuar – nuk e meriton vëmendjen time”, ka shtuar më tej dagestanezi. /Telegrafi/