LAJMI I FUNDIT:

Khabib e pranon se ka përdorur mentalitetin fitues të Ronaldos për të arriturat që i ka në UFC

Khabib e pranon se ka përdorur mentalitetin fitues të Ronaldos për të arriturat që i ka në UFC

Khabib Nurmagomedov e ka pranuar se po e përdor mentalitetin fitues të Cristiano Ronaldos për të arritur më shumë në UFC.

Ylli dagestanez do të mbrojë sonte titullin e kampionit në MMA, pasi përballë do të ketë Justin Gaethjen që është kampion i përkohshëm.

Luftëtari 32-vjeçar beson se këshillat që ia ka dhënë 35-vjeçari kanë ndikuar për të mirë në të dhe po vazhdon t’i ndjekë ato.

Vendi dhe ora përballjes së shumëpritur mes Khabib e Gaethje
Lexo po ashtu Vendi dhe ora përballjes së shumëpritur mes Khabib e Gaethje

“Kur u takova me Ronaldon, kisha shumë pyetje për t’i bërë. Doja të dija se si po ia arrin që të jetë më i miri për 17 vite me radhë”, ka thënë Khabib.

“Që nga viti 2003, ai ka qenë duke luajtur në nivele të larta dhe në çdo sezon e ka ngirut vetën më lartë”.

Khabib rrugës për t’u bërë më i miri në histori të UFC nëse arrin të mposhtë Gaethjen
Lexo po ashtu Khabib rrugës për t’u bërë më i miri në histori të UFC nëse arrin të mposhtë Gaethjen

“Ai e fitoi Topin e Artë pesë herë, po ashtu edhe Ligën e Kampionëve pesë herë. Isha kureshtar të dija se si e arrin ai atë gjë dhe më tregoi haptas për këtë”.

“Me sa kuptova, ishte energjia, dëshira, motivi, disiplina, teknikat e rikuperimit, regjimi ndaj turpit tuaj dhe kur i kombinon të gjitha – japin rezultatin”, ka shtuar më tej ai.

Tifozët mendojnë se Khabibi nuk e kishte peshën e duhur për përballjen ndaj Gaethjes në UFC 245
Lexo po ashtu Tifozët mendojnë se Khabibi nuk e kishte peshën e duhur për përballjen ndaj Gaethjes në UFC 245

Ronaldo dhe Khabib janë parë së bashku në disa ndeja, derisa portugezi nuk ka harruar t’i dhurojë atij një fanellë në kohën kur ishte te Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori