Skuadra nga Luksemburgu, Kaerjeng, është kundërshtar i Vëllaznimit në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Ndeshja e parë është në Luksemburg, ndërsa e dytë në Gjakovë. Kupa Evropiane fillon në javën e dytë të shtatorit.

Natyrisht Vëllaznimi ka synimet e tij për të avancuar në raundin tjetër, njëjtë si skuadra tjera të vendit.

(Foto: kosovahandball.info)

Trepça kthehet në skenën evropiane pas disa vitesh dhe e pret një udhëtim jo i lehtë. Trepça në raundin e parë të Kupës Evropiane takohet me Holon Yuvalim, skuadrën nga Izraeli.

Ndeshja e parë luhet në Mitrovicë, më 11 apo 12 shtator, ndërsa e kthimit në Izrael, një javë më vonë.