LAJMI I FUNDIT:

KF Arbëria njofton se kryesia e klubit ka dhënë dorëheqje

KF Arbëria njofton se kryesia e klubit ka dhënë dorëheqje
Foto: KF Arbëria/Facebook

Klubi i futbollit Arbëria ka njoftuar se e gjithë kryesia ka dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se kryesia dhe donatorë të ndryshëm do të largohen nga klubi.


Pas një mbledhje të mbajtur sot (14 qershor), bordi drejtues i klubit vendosi që të jap dorëheqje të parevokueshme, duke shpjeguar edhe arsyet e këtij vendimi.

Më poshtë mund të lexonin njoftimin e plotë dhe pa ndërhyrje të KF Arbëria:

NJOFTIM

Pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së KF Arbëria me daten 14.06.2020, ditë e diele ,njoftojmë të gjithë qytetarët e Dobrajes së Madhe se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te ky vendim si vijon:

Se Kryesia e KF Arbëria së bashku me donatoret ka marrë vendim që të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet si:

President Z.Jahir Krasniqi, Kryetar Z.Hysni Bytyqi, Drejtor Z.Jakup Bahtiri, Nenkryetar Z.Labinot Gashi, Sekretar Z.Alban Bublica dhe antaret e kryesisë tjerë si: Faton Krasniqi, Besnik Mukulani dhe Ramadan Nuredini.

Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa paknaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit. E kemi parë të arsyeshme që të lirojmë pozitat tona edhe pse kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për Superligë por për shkak të këtyre individeve kemi ardhur deri te ky vendim.

Falenderimi për punen dhe angazhimin , sakrificen e bërë për arritjen e të gjitha objektivave është për: Donatoret, Kryesinë, Shtabin teknik, Lojtaret.

Me këtë shkres KF Arbëria i dëshirojmë të gjitha sukseset e mundëshme në të ardhmen.

Kryesia në dorëheqje ka te kryera të gjitha obligimet dhe planifikon që në ditet në vijim të dorëzojë të gjitha dokumentet e nevojshme te Kryesia e Fshatit!

Me respekt: Kryesia e klubit!

NJOFTIMPas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së KF Arbëria me daten 14.06.2020, ditë e diele ,njoftojmë të gjithë…

Publiée par KF Arbëria sur Dimanche 14 juin 2020