LAJMI I FUNDIT:

Këto janë familjet që nxorën më shumë së një këngëtar (Foto)

Këto janë familjet që nxorën më shumë së një këngëtar (Foto)

Estrada shqiptare përbëhet nga shumë artist që përveç profesionit kanë edhe gjakun e njëjtë.

Vëllezër, motra, nënë e bijë dhe baba e birë, janë lidhjet që zakonisht kanë mes veti këta këngëtar.


Kjo i jep më shumë domethënie fjalës popullore se “dardha bie nen dardhe”. Magazina.al iu rikujton disa familje shqiptare që në përbërje kanë me shumë së dy këngëtar.

Familja Fejzullahu

Fëmijët e këngëtarit të madh kosovar, Sabri Fejzullahut, trashëguan talentin e babait të tyre. Ermali është ai që u tregu mjaft i suksesshëm në këtë profesion. Edhe motra Bulëza dhe vëllai i tij Armendi, dikur filluan të merren me muzikë, por tash me nuk janë aktiv.

Ndryshe Armend Fejzullahu ishte edhe pjesë e grupit Votra.

Familja Ismajli

Motrat Adelina, Zanfina dhe Ema Ismajli që të tria janë këngëtare, mirëpo dy të parat gëzojnë famë me të madhe dhe karrierë me të gjatë muzikore.

Ndërkaq Ema nuk është edhe aq aktive në skenën muzikore. Kujtojmë bashkëpunimin gjatë fëmijërisë se tyre.

Familja Istrefi

Suzana Tahirsylaj, nëna e Nora dhe Era Istrefit është po ashtu këngëtare, dikur shumë e njohur e muzikës popullore,folklorike.

Sot vajzat e saja me një tjetër zhanër të muzikës, po tregohen shumë të suksesshme, shkruan Magazina.al

Familja Muqiqi

Kjo familje ka nxjerrë tre këngëtar. Nystreti, Merita dhe djali i tyre Albatrit Muqiqi , ata janë mjaft të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Kohen e fundit është folur që karrierën muzikore do ta fillojë edhe Albiona, vajza e madhe e Nysretit e Meritës.

Familja Kuqi

Edhe kjo familje nga Gjakova i dha shumë artistë skenës muzikore. Zeq Kuqi, njëherësh edhe i ati i dy këngëtareve Yllka dhe Val Kuqi, të cilët po ashtu zgjodhën që ta ndjekin rrugën e prindit.

Familja Abazi

Mbarë familja përbëhet nga artistë. Duke filluar nga Naimi, Mihrija deri të Platori djali i tyre. Përndryshe çifti janë edhe prezantues të suksesshëm.

Familja Berisha

Lindoni i hiteve “Asnihere”,”Kalle” dhe së fundmi “Dale” është biri i këngëtarit të madh të ndjerë Agron Berishës i njohur për hitin “Vetëm pesë minuta” dhe vëllau i Erzanës, e njohur dikur për hitin “Në mesnatë”.

Familja Ramosaj

E tillë është edhe familja Ramosaj, nga e cila tre fëmijët tashmë janë emra të njohur të estradës, Argjentina, Beatrix dhe Alban Ramosaj.

Familja Mustafa

Janë 8 motra dhe të gjitha këndojnë. Safetja dhe Sahidja e kanë filluar karrierën muzikore me herët, por tash që të gjitha motrat merren me muzikë.

Familja Mziu

Pas 8 motrave Mustava, familja që ka më shumë anëtar muzikant, janë 5 vëllezërit Mziu, të cilët poashtu këndojnë këngë popullore.

Ndërkaq disa familje që momentalisht kanë dy anëtar që merren me muzike janë si familja Behluli, këngëtarja e famshme Shkurte Fejza dhe vajza e saj Gresa Behluli.

Familja Peja

Pastaj familja Peja, e cila përbëhet nga këngëtari i mirënjohur Ismeti dhe djali i tij Visari, tutje familja Shaqir, Ilir dikur këngëtari me i dëgjuari dhe i pëlqyeri nga publiku shqiptar dhe tash Korabi i cili po i ndjek hapat e babait.

Edhe Familja Islami nga Peja…të gjithë e njohim këngëtarin e hitit “Moj goce Pejane” Bedri Islamin, dhe djalin e tij Lindin i cili ishte pjesë e spektaklit “The voice Albania”.

Familja Jetishi

Gjithashtu familja gjakovare, Shkelzen dhe Korab Jetishi, të cilët dhanë dhe vazhdojnë të japin shumë për publikun.

Dhe së fundmi familja Aliu. Për dy reperet nga Ferizaj Getinjo dhe Mozzik sukseset kanë filluar dhe nuk kanë të ndalur./Magazina.al/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori