LAJMI I FUNDIT:

Këta janë super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këta janë super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 10 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 11:00 deri në ora 19:00 në kinemanë në Prishtinë, ndërsa në Prizren, kinemaja nis punën në 11:00 dhe qëndron hapur deri në ora 21:45.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

The Marksman

Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Nesson rikthehet në ekranet e mëdha me filmin The Marksman, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Robert Lorenz, dhe me aktorë të njohur si Liam Nesson dhe Kathryn Winnick, Theresa Luiz, flet për një një fermer në kufirin e Arizonës i cili bëhet mbrojtësi i një djali të ri meksikan i cili arratiset me dëshpërim nga vrasësit e kartelit që e kanë ndjekur atë në SH.B.A.

Wonder Woman 1984

Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.

10 Days without Mom

Antoine është shefi i burimeve njerëzore të një kompanie të madhe. Kur gruaja e tij vendos të shkojë në pushime dhe ta lërë atë me përgjegjësinë e katër fëmijëve të tyre, ai mendon se do të jetë e lehtë. Por Antoine e ka nënvlerësuar rrëmujën që mund të bëhet gjatë përkujdesjes së fëmijëve.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe komeditë The Stand In, The War with Grandpa, drama Come Away, aksioni The Doorman ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende The Elfkins, Trolls World Tour si dhe Yakari, A Spectacular Journey.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren nis punën nga ora 11:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori