LAJMI I FUNDIT:

Këta janë lojtarët më të paguar në klubet e tyre në Ligën Premier (Foto)

Këta janë lojtarët më të paguar në klubet e tyre në Ligën Premier (Foto)

Liga Premier është një burim i parasë në vitet e fundit dhe normalisht që klubet për të qëndruar në elitë paguajnë me pagat të mëdha lojtarët. 

Mund tu duhet çudi, por klubet e mëdha i paguajnë pothuajse të gjithë lojtarët kryesorë mbi 100 mijë funte në javë.


Sportsmail ka bërë një studim duke zbuluar lojtarët më të paguar të secilës skuadër në Ligën Premier.

Real Madridi largohet nga La Liga, por ideja e tyre është Superliga Evropiane
Lexo po ashtu Real Madridi largohet nga La Liga, por ideja e tyre është Superliga Evropiane

Lojtari më i paguar në Ligën Premier është sulmuesi i Manchester Unitedit,  Wayne Rooney, i cili merr 300.000 euro në javë edhe pse të shumtën e kohës qëndron në bankë të skuadra nga Old Trafford.

Wayne Rooney lojtari më i paguar në Ligë Premier

Lojtari me më shumë gola në histori të klubit, lojtar besnik i klubit dhe kapiten, ka të gjithë dashurinë dhe normalisht edhe pagën.

Ai po qëndron në bankë pasi Jose Mourinho e pëlqen më shumë Zlatan Ibrahimovicin. Ai në 12 ndeshje e fundit nëntë i ka nisur nga banka.

Conte: Gjashtë skuadra në garë për titull
Lexo po ashtu Conte: Gjashtë skuadra në garë për titull

Sipas medieve britanike lojtari me pagën më befasuese është sulmuesi i Crystal Palace, Christian Benteke, i cili paguhet 120.000 funte në javë dhe nuk po mund ta ndihmojë klubin të ngjitet nga pozitat e fundit, transmeton Telegrafi.

Benteke fton 120 mijë funte në javë

Middlesbrough dhe Leicester, po ashtu kanë lojtar që paguajnë mbi 100 mijë funte në javë. Alvaro Negredo dhe Jamie Vardy paguhen nga 100.000 funte në javë.

Vardy, 100 mijë funte në javë

 Kjo bënë që këta dy lojtarë të zënë pozitat e lartat për pagë edhe pse klubet e tyre zëne vendet 15 dhe 16.

Edhe sulmuesi spanjoll është më i paguari në skuadrën e tij

Te City pagë të njëjtë kanë Sergio Aguero dhe Yaya Toure me nga 240,000 funte në javë. Lojtari më i paguar i Chelseat është Cesc Fabregas, me 220.000 miëj funte.

Dyshja e milionave te City

Me kontratën e re të nënshkruar me Liverpoolin, Philippe Coutinho, fiton 150,000 funte në javë, ndërsa Mesut Ozil është më i paguari te Arsenali me 140,000funt në javë.

Kontrata e re e ka rritur Coutinhon

Dyshja e Tottenham, Harry Kane dhe Hugo Lloris, paguhen 100.000 funte në javë.

Dyshja më e paguar te Tottenhami

Hull është skuadra që paguan më pak lojtarët, pasi i lojtari më i paguar i trajnerit Marco Silva është Abel Hernandez që paguhet 35 mijë funte në javë.

Hernandez i Hull fiton 35 mijë funte në javë

Njëjtë paguhet edhe lojtari më i paguar i Burnleyt, Robbie Brady.  /Telegrafi/

Renditja

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori