LAJMI I FUNDIT:

Kështu mund të duket Real Madridi në vitin 2024 pasi Modric dhe Kroos të largohen – formacioni është i frikshëm që do të vazhdojë dominimin

Kështu mund të duket Real Madridi në vitin 2024 pasi Modric dhe Kroos të largohen – formacioni është i frikshëm që do të vazhdojë dominimin

Real Madrid aktualisht është i përqendruar në luftën për finalen e Ligës së Kampionëve, pasi luajti 1-1 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Santiago Bernabeu”.

Kampioni aktual i Evropës kishte një problem të madh para asaj ndeshje pasi 38-vjeçari Luka Modric ishte i dyshimtë për ndeshjen e sezonit për shkak të një dëmtimi.


Kapiteni kroat gjithsesi arriti të jetë në fushë dhe të luajë pothuajse të gjitha 90 minutat, por Real Madridi duhet të mendojë për të ardhmen për shkak të këtyre situatave, shkruan Index,hr.

Ardhja e Bellingham është i sigurt

Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti me shefin e tyre të skautimit Juni Calafat po punojnë për rindërtimin e mesfushës.

Është e sigurt se Modric do të nënshkruajë kontratë të re deri më 30 qershor 2024 dhe pak ditë më parë gjermani Toni Kroos po ashtu ka vazhduar kontratën me Realin për të njëjtën periudhë. Reali aktualisht ka zëvendësues të mundshëm për Modric dhe Kroos.

Para së gjithash, ata kanë Aurelien Tchouaméni (23 vjeç), të cilit Real e mori nga Monaco pasi pagoi 80 milionë euro verën e kaluar. Në dispozicion është edhe bashkatdhetari i tij, Eduardo Camavinga (20 vjeç), i cili mund të luajë edhe në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

Por Reali me siguri nuk do të ndalet me kaq. Tashmë është bërë e ditur se transferimi i Jude Bellingham (19) nga Borussia Dortmund pothuajse është mbyllur. Mesfushori fantastik anglez do t’i kushtojë klubit mbi 120 milionë euro.

Te Bayern Munich po kërkohet një zëvendësues për Modric dhe Kroos

Nuk është se do të vijë vetëm Bellinghamin, pasi në listë është edhe mesfushori sulmues i Celta Vigos, Gabri Veiga (20 vjeç), i cili do të kushtojë rreth 30 milionë euro. Reali mund ta dërgojë në huazim sepse në skuadër është Dani Ceballos (26 vjeç), i cili ia doli mirë si zëvendës i Modricit në shumë raste këtë sezon.

Përveç emrave më lartë në skuadër është tashmë edhe Federico Valverde (24 vjeç). Uruguaiani aktualisht po luan një sezon të mrekullueshëm (51 ndeshje, 12 gola, gjashtë asistime dhe sipas Transfermarkt ai vlen 100 milionë euro.

Konkurrenca në mesfushë do të jetë e ashpër këtë verë, dhe nga viti 2024, pasi largimet e Modric dhe Kroos do të hapin dy vende në formacion.

Nga Gjermania ka zëra se Real Madridi dëshiron kapitenin e Bayern Munich, Joshua Kimmich (28 vjeç).

“Real po ndjek Kimmich, i cili do të pasonte Toni Kroos dhe Luka Modric në 2024”, shkruajnë gazetarët Phillip Kessler dhe Mano Bonke, njohës të mirë të ngjarjeve rreth kampionit gjerman.

Real Madridi e sheh Kimmich si një zëvendësues ideal për senatorët aktualë në mesfushë dhe gjermanit do t’i duhet të zëvendësojë menjëherë largimet e Modric dhe Kroos me përvojën e tij.

Mbappe është ende ëndrra e Realit

Dje u përfol se Real Madrid po planifikon një sulm të ri për Kylian Mbappen (24 vjeç). Futbollisti më i mirë francez ishte afër Real Madridit vitin e kaluar, por më pas në momentin e fundit ndryshoi vendimin dhe nënshkroi me PSG-në vazhdimin e kontratës.

Ai aktualisht është i pakënaqur sepse PSG është larg nga lufta për Ligën e Kampionëve dhe dihet se ai ka favorizuar Real Madridin që në fëmijëri. Shumë besojnë se është vetëm çështje kohe që francezi të përfundojë te Reali. I një mendimi të ngjashëm është edhe bashkatdhetari i tij Thierry Henry, i cili fantazon që Real Madrid të formojë një sulm në të cilin do të luanin Vinicius Junior, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Megjithatë, Haaland do të qëndrojë në Manchester City për një kohë të gjatë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë në Madrid. Ndaj i gjithë fokusi është te Mbappe, i cili në bashkëpunim me brazilianin e pandalshëm Vinicius dhe legjendarin Karim Benzema, ndoshta do të formonin sulmin më të mirë në botë.

Ai sulm do të mbështetej nga një mesfushë tepër cilësore, e cila do t’i nënshtrohet një rindërtimi të plotë deri në verën e vitit 2024.

Nuk duhet të ketë shumë ndryshime në pozicionin e portierit, si dhe në mbrojtje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori