LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR

Avdullah Hoti, i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), sëbashku me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dorëzuar kërkesë në Kuvendin e Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Hoti, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se janë mbledhur 40 nënshkrime për të mbajtur këtë seancë.


“Grupi Parlamentar i LDK-se sot e ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime te deputeteve për seance te jashtëzakonshme te Kuvendit te Kosovës lidhur me vendimet arbitrare dhe joligjore te Qeverise qe kane quar ne përjashtimin e Agjencisë Kosovare te Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit te Cilësisë ne Arsimin e Larte”, ka shkruar Hoti.

Tutje Hoti ka shtuar se “Qeveria do te detyrohet shpejt te marre veprime qe mos te pësojnë studentet dhe mësimdhënësit ne arsimin e larte publik dhe privat ne Kosove”.

Agjencia e Akreditimit të Kosovës është përjashtuar Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ta përjashtojë këtë agjenci.

Në arsyetimin e Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, vlerësohet lartë puna e anëtarëve të bordit të kaluar, duke pezulluar mbi 100 programe të akreditimit në kolegjet publike dhe private. Gjithashtu, aty thuhet se puna e tyre nuk u kishte pëlqyer qeverisë dhe kishte shkarkuar ata pa ndonjë arsyetim konkret, duke emëruar anëtarë të tjerë, kryesisht aktivistë partiakë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori