LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuari për dhunimin e të miturës në Viti

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuari për dhunimin e të miturës në Viti
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i arsyeshëm, se i dyshuari E.H., më 13 prill 2020, në një shtëpi të pa banuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që duke shfrytëzuar pozitën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj.


Sipas një komunikate të prokurorisë, ndaj të dyshuarit prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, pasi ekziston rreziku i arratisjes dhe i ndikimit të e dëmtuara e mitur, ndërsa seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet nesër, para gjyqtarit të procedurës penale. /Telegrafi/