Këngëtaret shqiptare që nuk ngurruan të shfaqen nudo (Foto +18)

Këngëtaret tona po e praktikojnë këtë rrugë, për të qenë sa më shumë në qendër të vëmendjes.
Ekspozimi i të gjitha pjesëve të trupit tashmë nuk shihet si turp, por thjeshtë guxim për të treguar hiret trupore.
Madje, ka pasur edhe reagime se kush ishte ajo që u zhvesh më e para, gjithmonë duke u mburrur para audiencës.
Fillimisht, priu Nora Istrefi, ajo që në klipin “Baby jem”, u shfaq ashtu siç e ka krijuar Zoti. E pas kësaj, të tjerat nuk e kishin të vështirë të shfaqen nudo, pasi që akulli i thyer … u kthye ne “boom”.
Këngëtarja, Bleona Qereti, ajo e cila në çdo mënyrë të mundshme po mundohet të futet në Hollivud, nuk e pat problem që në mes të plazhit, të marrë frymë lirshëm .. e që lëkura e saj ta ndjejë freskinë e detit.
Eni Koci, ndonëse e re në moshë, shquhet për ëmbëlsinë e saj, por që si duket nuk është e kënaqur me famën e saj, edhe përkundër angazhimit në politikë.
Në “Motivi im”, ndonëse në njëfarë mënyre ka mbuluar disa pjesë, ajo është shfaqur nudo.
Megjithatë, Nora, Bleona dhe Eni, janë vetëm disa nga këngëtaret që ndër të parat u treguan “trimëresha”, ku dhe vazhdojnë të jenë temë diskutimi.
E ekspozimi i linjave të tyre, ka ndikuar “pozitivisht”, pasi që që të trija vazhdojnë të jenë mëse të angazhuara, dhe se tregu në sfera të ndryshme, po i kërkon si asnjëherë më parë.
Nora Istrefi dhe Eni Koci, kanë një agjendë mëse të ngjeshur për mbrëmje muzikore, ndërkaq, Bleona Qereti, synon majat në kinematografi./Telegrafi/























































