LAJMI I FUNDIT:

“Këmba e tij e majtë është po aq e mirë sa e Leo Messit”, Joe Cole thurë lëvdata për Bukayo Saka

“Këmba e tij e majtë është po aq e mirë sa e Leo Messit”, Joe Cole thurë lëvdata për Bukayo Saka

Legjenda angleze, Joe Cole ka lavdëruar yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, të cilin e ka krahasuar me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.

Saka është lojtari më i mirë anglez i momentit duke dhuruar magji me Arsenalin, por edhe me kombëtaren e Anglisë.


Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Saka të ‘krahasohet’ me Messin, shkaku i lojës dhe pozicionit të njëjtë në fushën e lojës.

Kai Havertz vuri duart në kokë nga goli që realizoi Bukayo Saka për Arsenalin
Lexo po ashtu Kai Havertz vuri duart në kokë nga goli që realizoi Bukayo Saka për Arsenalin

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë tjetër në futbollin botëror, përveç ndoshta Lionel Messi, i cili ka këmbën e majtë aq të mirë sa Bukayo Saka, që vjen nga ai pozicion. Është i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Cole për TNT Sports.

“Duhet të mendoni gjithashtu, krahasimet me Mohamed Salah janë një kompliment i madh për Sakan. Salah është lojtar i klasit të lartë, por Salah në moshën e Sakas nuk e kishte vënë trupin e punës në atë që Saka ka bërë tashmë”.

“Mendoj se ai është një perlë e madhe, ne Anglia jemi shumë me fat që e kemi atë dhe ky klub është me fat që e ka atë. Ai ka një aftësi kaq të madhe dhe është duke qëndruar mbi supe me të gjithë ata lojtarë në pozicionin e tij në futbollin botëror”, përfundoi ish-ylli anglez.

Saka nuk humbi kohë duke hapur llogarinë e tij të golave në Ligën Premier për sezonin 2023/24, duke shënuar golin e fitores në ndeshjen e parë të sezonit të ri kundër Nottingham Forest.

Sulmuesi anësor 21-vjeçar do të jetë një lojtar kyç për Arsenalin këtë sezon pasi Topçinjtë kërkojnë të sfidojnë Manchester Cityn për titull dhe të konkurrojnë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori