LAJMI I FUNDIT:

Kekenovski: Letra e Ivanovit është tentativë për vetëamnistim

Kekenovski: Letra e Ivanovit është tentativë për vetëamnistim

Analisti Jove Kekenovski për Faktor ka deklaruar se letra e kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov deri te ndërkombëtarët do të kishte peshë vetëm nëse do të ishte dërguar përpara se t’i jepet mandati për formimin e qeverisë kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kekenvoski thotë se është për tu përshëndetur çdo veprim i cili drejtohet për mbrojtje të shtetit dhe interesave shtetërore, si dhe qetësia e qytetarëve të shtetit tonë. Mendoj se ky hap i Ivanovit është tentativë e parë më herët për vetë amnistimin si një ndër pjesëmarrësit kryesorë dhe fajtorë për gjithë krizën që e ka tronditur shtetitn tre vitet e fundit.


Ai më tej shton se Ivanovi duhet personalisht të shpjegojë pse deri më tani ka heshtur për të gjithë dezinformacionet të cilët i janë bërë sistemit nga ana e qeverisë së tanishme me të gjithë këto dokumente dhe akte. /Telegrafi/