LAJMI I FUNDIT:

KEK-u transferon sulmuesin Isa Eminhaziri

KEK-u transferon sulmuesin Isa Eminhaziri

Isa Eminhaziri është transferimi i ri i klubit të KEK-ut në afatin kalimtar dimëror.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, presidenti i klubit, Besnik Mjeku.


Sulmuesi ka për objektiv që t’i ndihmojë skuadrës së re që të mbijetojë në elitën e futbollit në Kosovë.

Lajmet për KEK-un
Lexo po ashtu Lajmet për KEK-un

KEK-u ka zhvilluar një gjysmë të parë të sezonit aspak të mirë, duke qenë se ka arritur të regjistrojë vetëm një barazim, ndërsa ka pësuar plot 16 herë.

Me vetëm një pikë të arkëtuar, kjo skuadër pozicionohet në fund të tabelës dhe i duhet një angazhim shumë i madh në pjesën e dytë të sezonit për të shpresuar qëndrimin në Superligën e Kosovës.

Në gjysmën e parë të sezonit, Eminhaziri ishte pjesë e Drenicës, ku nuk i është dhënë hapësira që ka dashur, prandaj ka vendosur të ndërrojë ambient.

Në të kaluarën, ai ka luajtur për Gjilanin, Feronikelin, Lirinë e Vëllazënimin në Kosovë, si edhe në Shqipëri te Besa e Kavajës, Teuta dhe Pogradeci. /Telegrafi/