LAJMI I FUNDIT:

Me kë ka kryer ‘krim’ Young Zerka? (Foto)

Me kë ka kryer ‘krim’ Young Zerka? (Foto)

Këngëtari i njohur shqiptar Young Zerka është ndër artistët më të veçantë në Shqipëri për nga mënyra e të kënduarit.

Ai ka shumë fansa dhe është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.


10 milionë për Ronela Hajatin dhe Young Zerkën (Video)
Lexo po ashtu 10 milionë për Ronela Hajatin dhe Young Zerkën (Video)

Së fundmi, Zerka ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram ku shihet bashkë me balerinën e njohur Adela Lamin, me të cilën interpretoi disa vallëzime në spektaklin e njohur “Dancing with the Stars”.

Ai ka kujtuar me nostalgji vallëzimin e realizuar vitin e kaluar me rastin e Halloweenit, ku kishin interpretuar një performancë të frikshme në natën e 31 tetorit të vitit të kaluar.

young
Young Zerka dhe partnerja e tij Adela vitin e kaluar me rastin e Halloweenit. Foto nga: Instagram

“Me partnerën time në krim”, ka shkruar Young Zerka, duke u kthyer kështu në retrospektivë, për të kujtuar vallëzimin e tij të frikshëm.

Përndryshe, spektakli i njohur Dancing With the Stars”, do të fillojë së shpejti transmetimin e tij në edicionin e gjashtë. /Telegrafi/