LAJMI I FUNDIT:

KB Rahoveci reagon pas banerit racist të tifozëve të KB Yllit

KB Rahoveci reagon pas banerit racist të tifozëve të KB Yllit

KB Rahoveci ka reaguar ashpër me anë të një deklarimi publik në faqen zyrtare pas një baneri transparent të shfaqur në ndeshjen derbi të regjionit ndaj KB Yllit në Suharekë.

Derbi i cili përfundoi në të mirë të therandasve me rezultat 99-86, pati episode të pahijshme nga tifozët.


Në fillim të takimit gjatë intonimit kombëtar dhe gjatë ndeshjes u shpalos një baner me mbishkrimin “Made in Bugaria” në drejtim të mysafirëve nga Rahoveci, teksa gjatë gjithë ndeshjes u dëgjuan kore të organizuara “Ju jeni shkije”. E gjithë kjo ndodhi në sy të komesarit të garave, Faton Kurshumlia, i cili nuk ndërmori asnjë veprim.

Ndaj këtyre sjelljeve ka reaguar KB Rahoveci, që citon marrëdhënien e shkëlqyer mes dy kryesive, por jo edhe të transmetuar te tifozët, të cilët kanë shfaqur sjellje të pahijshme dhe raciste.

KB Rahoveci ka kërkuar edhe masa nga federata për këtë baner racist.

Mbetet të shihet nëse FBK do të ndërmarrë ndonjë vendim disiplinor, por në raste të tilla sipas rregullave të FIBA-s ekipi vendas mund të dënohet me dënimin maksimal, humbje 20-0 në tavolinë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori