LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry kalon kufirin, e detyron konkurrenetin në American Idol ta bëjë puthjen e parë

Katy Perry kalon kufirin, e detyron konkurrenetin në American Idol ta bëjë puthjen e parë

Si tinejxherë të gjithë mund të kemi imagjinuar puthjen e parë me një yll të madh të shoubizit, e kjo ëndërr dikujt i është realizuar në Amerikë.

Katy Perry theu akullin me një veprim bizar të saj duke puthur konkurrentin nervoz në American Idol, një puthje e parë që kaloi në një moment të papërshtatshëm që tejkaloi vijën e kuqe.


Këngëtarja 33 vjeçarja tash është në jurinë e American Idol dhe edicioni i ri nisi me hapje mjaft interesante.

Në audicion ishte 19 vjeçari, Benjamin Glaze, një arkatar i një dyqani të elektronikës i cili ka pranuar se kurrë nuk ka puthur ndonjë vajzë.

“Kurrë nuk kam pasur një lidhje. Nuk mund ta puthë një femër pa qenë në lidhje”, tha djaloshi duke nxitur reagimin e Katy Perryt e cila i tha: “Eja këtu”.

Një moment nervoz për djaloshin i cili ja ofroi faqen Katy Perryt, por këngëtarja shpejt e ktheu fytyrën e saj duke e puthur atë në buzë.

Benjamini u zbraps teksa Katy përshëndeti antarët tejrë të jurisë, teksa djaloshi kërkoi një gotë ujë para se të fillonte performancën: “Më falni, nuk e kam pritur këtë”.

Pasi u transmetua audicioni, Benjamin i tha Neë York Times se ai nuk e ka ndjerë puthjen dhe është ndjerrë seksualisht keq, duke u ndjerë tejet jo komod.

“Nuk ishte puthje e parë kjo sepse isht emë shumë kontakt i buzës se sa një situatë romantike me dikë që të intereson. Kjo është një puthje e vërtetë”, shtoi Benjamini. /Telegrafi/