LAJMI I FUNDIT:

Katër transferime dhe 15 largime: Çfarë ka bërë deri më tani Barcelona

Katër transferime dhe 15 largime: Çfarë ka bërë deri më tani Barcelona

Barcelona po kalon një tjetër verë të ngarkuar për sa i përket transferimeve si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ndërsa presin më shumë transferime dhe largime, më poshtë mund të shikoni se çfarë ka bërë klubi katalunas deri më tani.


Transferimet

Tri arsyet që mund të çojnë në largimin e Alonsos nga Barcelona
Lexo po ashtu Tri arsyet që mund të çojnë në largimin e Alonsos nga Barcelona

Ilkay Gundogan iu bashkua Barcelonës nga Manchester City si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me klubin nga Liga Premier skadoi më 30 qershor.

Oriol Romeu u transferuar te skuadra kalunase nga Girona në vlerën e 3.4 milionë eurove.

Inigo Martinez ishte me fat, pasi zgjodhi interesimin e Barcelonës para se t’i skadonte kontrata me Ahtletic Bilbaon dhe kaloi tek ta si transferim i lirë.

Vitor Roque ende nuk është pjesë e skuadrës, pasi u la në huazim te klubi që u ble – Athletic Paranaense për shumën e 33 milionë eurove.

Del në pah problemi më i madh i Barcelonës deri më tani në këtë sezon
Lexo po ashtu Del në pah problemi më i madh i Barcelonës deri më tani në këtë sezon

Largimet

Antoine Griezmann u shit 20 milionë euro. Sulmuesi më në fund u largua nga Barça pas një huazimi dyvjeçar.

Franck Kessie u larguar për12.5 milionë euro. Mesfushori u nis për në Arabinë Saudite pasi u konsiderua si tepricë ndaj planeve të Xavit.

Ousmane Dembele u shit te Paris Saint-Germain për 50 milionë euro, por që 25 milionë shkuan në xhepin e lojtarit, ndërsa 25 milionët e tjera në llogarinë e Barcelonës.

Zbulohet se kur Joao Cancelo mund t'i bashkohet Barcelonës
Lexo po ashtu Zbulohet se kur Joao Cancelo mund t'i bashkohet Barcelonës

Nico Gonzalez u larguar në këtë verë nga Barcelona për shumën e 8.4 milionë eurove, duke iu bashkuar Portos.

Francisco Trincao u shit nga Barcelona për shtatë milionë euro. Sportingu aktivizoi opsionin e detyrueshëm të blerjes për sulmuesin.

Sergio Busquets i dha fund epokës së tij te Barcelona për të kaluar si transferim i lirë te Inter Miami.

Jordi Alba po ashtu u largua nga Barcelona si lojtar i lirë, duke iu bashkuar Busquetsit dhe Lionel Messit te Inter Miami.

Kur pritet të rikthehet Araujo te Barcelona
Lexo po ashtu Kur pritet të rikthehet Araujo te Barcelona

Samuel Umtiti  u kthye në Francë për të nënshkruar me Lillen si transferim i lirë.

Alex Collado u transferuar te Real Betis, me skuadrën që transferoi sulmuesin me parametra zero.

Sergino Dest u larguar nga Barcelona në formë huazimi për te PSV Eindhoven deri në fund të këtij sezoni.

Në huazim është larguar edhe Julian Araujo. Mbrojtësi i djathtë u dërgua në Las Palmas deri në fund të sezonit.

Barcelona publikon pamje se si duket aktualisht Camp Nou nën rinovim
Lexo po ashtu Barcelona publikon pamje se si duket aktualisht Camp Nou nën rinovim

Pablo Torre iubashkua Gironas në formë huazimi, pasi në skuadrën e parë nuk kishte minuta për të.

Chadi Riad po ashtu është lënë nga Barcelona në huazim për te Real Betisi. Mbrojtësi mbresëlënës ka nevojë për më shumë përvojë dhe ky huazim do ta ndihmojë.

Estanis Pedrola po ashtu u dërgua në huazim, por që Barcelona vendosi që ai të shkojë te Sampdoria në Serie B.

Alex Valle është i huazuari i fundit i Barcelonë, që kaloi te Levante – me skuadrën që garon në La Liga 2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori