LAJMI I FUNDIT:

Katër gabimet që Barcelona nuk duhet t’i përsërisë në Anfield Road, pasi ndeshja e dytë mund të merr rrjedhë jo të mirë për ta

Katër gabimet që Barcelona nuk duhet t’i përsërisë në Anfield Road, pasi ndeshja e dytë mund të merr rrjedhë jo të mirë për ta

Barcelona mori një rezultat shumë të vlefshëm ndaj Liverpoolit (3-0) nga ndeshja e gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Ishte një rezultat ndoshta jo real për ata që dha fusha për 90 minuta.


Diferencën e bën golat e shënuar nga Luis Suarez dhe Lionel Messi.

Lionel Messi. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Megjithatë, ekzistojnë disa aspekte për t’i përmirësuar nga Ernesto Valverde, kur shikohet ndeshja, sidomos pjesa e dytë.

Liverpooli do ta pres në Anfield skuadrën e Barcelonës, ku djelmoshat e Jurgen Klopp, do të kërkojnë së paku të provojnë për një befasi.

Më poshtë i gjeni katër problemet e vërejtura nga MARCA në lojën e Barcelonës.

Posedimi

Barcelona pranoi shumë raste para porte nga Liverpooli,  që nuk u pëlqye nga turma në Camp Nou dhe i lejoi kundërshtarët ta kenë topin në një pjesën të madhe të lojës.

“Ne nuk jemi mësuar të mos e kemi topin dhe kjo na kushton pak”, ka thënë Messi pas ndeshjes.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Valverde dhe lojtarët e tij nuk mund të lejojnë që të tërhiqen në një ndeshje sikurse të jetë e Ligës Premier ku posedimi ndryshon nga njëra në në tjetrën, pasi kjo mund t’i konvenojë Liverpoolit.

Falja e topit 

Valverde e zgjodhi Arturo Vidalin në vend të Arthur Melos në formacionin e fillestar dhe kjo është ndoshta aty ku vuajti Barcelona.

Ivan Rakitic mezi u përfshi në lëvizjet sulmuese.

Arturo Vidal. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Presioni i lartë i Liverpoolit shkaktoi këto gabime. Vidal i solli ekipit disa të mira, por Arthur do të zgjidhte më shumë probleme.

Duhet kujdes më shumë për Salahun

Mohamed Salah ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen e Barcelonës me lëvizjen e tij në të katër anët.

Clement Lenglet u përpoq të mbajë egjiptianin, por ai bëri pothuajse çfarë deshi edhe pse i mungoi goli.

Mohamed Salah . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Salah nuk arriti të përfitonte nga gabimet e mbrojtjes së Barcelonës në fund,  kur e goditi edhe shtyllën nga një distancë e afërt.  Katalunasit nuk mund të jetë aq me fat herën tjetër.

Tërheqja e vazhdueshme prapa

Liverpool e detyroi Barcelonën të kthehet në zonën e tyre të penalltisë në fillim të pjesës së dytë me lojën e tyre sulmuese.

Nikoqirët për disa minuta vetëm qëndruan duke e parë Liverpoolin.

Sadio Mane e Gerard Pique . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ishte goli i parë i Messit që e uli ritmin. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori