LAJMI I FUNDIT:

Katër dyshimet që Zidane duhet t’i zgjidhë para ndeshjes kthyese ndaj Man Cityt

Katër dyshimet që Zidane duhet t’i zgjidhë para ndeshjes kthyese ndaj Man Cityt

Zinedine Zidane dhe lojtarët e tij të Real Madridit janë duke u stërvitur me të gjitha forcat para përballjes kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityun, takim i cili tani është vetëm 10 ditë larg.

Real Madrid do të duhet të kapërcejë një deficit 2-1 në Manchester, dhe ata do të duhet ta bëjnë këtë pa kapitenin Sergio Ramos, i cili është i suspenduar.


Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Eder Militao, Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric dhe Karim Benzema janë të sigurt si titullar, por katër vendet tjera janë ende në dyshim dhe Zidane duhet t’i zgjedhë para ndeshjes kthyese me Cityn.

Rodrygo zbulon historinë interesante me Modricin: I tregova se sa i ri është babai im, ai nuk mund ta besonte - tani më thërret djali im
Lexo po ashtu Rodrygo zbulon historinë interesante me Modricin: I tregova se sa i ri është babai im, ai nuk mund ta besonte - tani më thërret djali im

Gazeta Marca ka përpiluar këto katër dyshime të Zidanes, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë.

Marcelo ose Mendy

Ky është dyshimi i vetëm që Zidane ka në mbrojtje. Ferland Mendy përfundoi mirë sezonin në La Liga dhe madje edhe shënoi, ndërsa braziliani ishte i dëmtuar.

Tani, megjithatë, Marcelo duket se është rikuperuar dhe ai mund të kontribuojë më shumë në sulm, por Mendy do të ishte më i përgatitur për të trajtuar ritmin sulmues të Cityt.

Valverde ose Isco

Nëse Zidane vendos të luajë me formacion 4-4-2, ai do të duhet të zgjedh njërin nga Isco ose Federico Valverde për të shoqëruar Casemiron, Kroosin dhe Modricin.

Valverde do të ofrojë më shumë në fazën mbrojtëse, por Isco do të shkaktojë më shumë rrezik me topin në këmbë dhe në sulm.

Hazard ose Vinicius Jr

Eden Hazard ka pasur problemet e tij të dëmtimit këtë sezon dhe Vinicius Junior ka qenë zëvendësimi i tij në skuadër.

Belgu ka të ngjarë të luajë nëse është i aftë dhe i gatshëm, por ne do të duhet të presim dhe të shohim se si rimëkëmbja e tij shkon gjatë ditëve të ardhshme.

Vinicius ka treguar disa herë këtë sezon së është i gatshëm të befasojë nëse ka besimin e trajnerit dhe futet si titullar në formacion.

Asensio ose Rodrygo

Nëse Zidane vendos për një formacion 4-3-3, ai duhet të zgjedhë midis Marco Asensio ose Rodrygo Goes.

Spanjolli nga Mallorca ka bërë mirë që nga kthimi i tij, duke shënuar dy herë në ndeshjen e fundit të sezonit.

Megjithatë, të dy do janë të gatshëm për të luajtur shanset e tyre dhe mundësitë i kanë të barabarta për të startuar.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori