LAJMI I FUNDIT:

Karriera muzikore dhe planet për të ardhmen, Anxhelo Koçi: Dashuria na dhuron emocione të forta të cilat i përcjelli përmes këngëve të mia

Karriera muzikore dhe planet për të ardhmen, Anxhelo Koçi: Dashuria na dhuron emocione të forta të cilat i përcjelli përmes këngëve të mia

Tashmë është një emër i njohur i estradës shqiptare dhe sukseset e tij po rriten çdo herë e më shumë.

Pas vetes la një vit jashtëzakonisht të suksesshëm dhe kështu ka nisur edhe 2022-ta për këngëtari nga Shqipëria, Anxhelo Koçi.


Anxhelo është një muzikant, tekstshkrues dhe këngëtar që ka hyrë fuqishëm në tregun e muzikës, duke sjell hite të njëpasnjëshme.

Foto: Anxhelo Koçi/Instagram

“Habibi”, “Madam” dhe “Lule” janë vetëm disa nga këngët e tij që kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube.

Por, dy projekte të reja të cilat i lansoi njërën pas tjetrës, “Akull” dhe “Fotot” janë një trampolinë siç thotë vetë ai që edhe ky vit pritet të jetë mjaft i suksesshëm për të, ndoshta edhe t’i tejkalojë vitet paraprake të karrierës së artistit.

Në një intervistë për Telegrafin, Anxhelo duke dhënë më shumë detaje, flet për sukseset e deritanishme, planet dhe synimet për të ardhmen.

Foto: Anxhelo Koçi/Instagram

Fillimisht si ka qenë viti 2021 për ju, a keni arritur t’i realizoni të gjitha planet?

2021 mund të them që ka qenë një vit i mbarë për mua sigurisht me angazhime dhe shumë punë, por i suksesshëm.

Viti 2022 ka nisur mbarë për ju, tashmë keni lansuar dy projektet të reja, sa jeni të kënaqur me suksesin e tyre deri tani?

Planet nuk kanë munguar as për vitin 2022 pasi i kam vendosur disa qëllime vetes dhe mendoi se deri tani jam në rrugën e duhur duke parë që këngët e fundit “Akull” dhe “Foto” ishin një trampolinë për mua për të nisur këtë vit ashtu siç e kisha menduar.

A do të keni bashkëpunime me ndonjë artistë?

Patjetër që do të ketë dhe të them të drejtën kam pasur dhe disa kërkesa nga disa artistë të tjerë për bashkëpunime, por mbetet për t’u parë se kush do të jetë, le të mbetet befasi për momentin.

Me cilët artistë shqiptarë do të doje të kishe një bashkëpunim?

Nuk do doja të përmend emra pasi i vlerësoi të gjithë artistët si ata të rinj dhe ata më mëdhenj.

Foto: Anxhelo Koçi/Instagram

Jeni i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore në qytete të ndryshme, cilin publik do ta veçoje më shumë?

Të them të drejtën nuk kam se si t’i veçoj sepse në çdo qytet që kam shkuar deri tani dhe kam performuar ka qenë një eksperiencë e veçantë padyshim si Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Elbasani tek të gjitha këto qytete ka pasur njerëz që e duan muzikën time dhe nuk kanë munguar në koncertet e mia, atmosfera ka qenë e njëjtë nuk ka pasur dallime mund të them që deri tani jam mëse i lumtur.

A planifikoni të mbani ndonjë koncert edhe në Kosovë?

Patjetër që dhe Kosova do të jetë pjesë e këtij destinacioni pasi e dua shumë atë vend dhe mezi pres të performoj për fansat e mi që ndodhen atje.

Keni shumë projekte të suksesshme muzikore, por cili është më i veçanti për ju?

Të gjitha këngët kanë pasur emocionin dhe suksesin e tyre, por për momentin kënga “Fotot” është ajo do të veçoja pasi pati një sukses të menjëhershëm.

I këndoni me shumë emocion dashurisë dhe gjinisë së bukur, a ka një femër në jetën tënde që ta ka fituar zemrën?

Kam bagazhin e duhur për të shkruajtur kur bëhet fjalë për dashurinë pasi e kam përjetuar normal si çdo njeri dhe është ajo që na dhuron emocione të forta, momente nga më të bukurat, për dashurinë derdhim lot, për dashurinë sakrifikojmë dhe të gjitha këto i përcjell nëpërmjet këngëve të mia.

Çfarë projekte jeni duke punuar aktualisht?

Janë disa në fakt, puna në studio vazhdon pa u ndalur duke punuar për këngët e reja, bashkë me stafin tim do të vendosim se cilën këngë do të lansoj shumë shpejt.

Faleminderit që gjetët kohë për këtë intervistë, për fund a keni ndonjë mesazh për fansat në Kosovë dhe lexuesit e Telegrafit?

Patjetër që po, gjejë rastin t’ju falënderoj të gjithëve si stafin e Telegrafit për këtë intervistë dhe fansave të mi në Kosovë i them se shumë shpejt do të shihemi atje dhe mezi pres të performoj për ju. /Telegafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori