LAJMI I FUNDIT:

Karikatura e ditës i dedikohet takimit të VAR me Messin (Foto)

Karikatura e ditës i dedikohet takimit të VAR me Messin (Foto)

Dhe ashtu siç pritej, karikatura e ditës i dedikohet golit të anuluar të Lionel Messit ndaj Valencias.

Kjo ndodhi pasi Neto e largoi topin nga porta, edhe pse paraprakisht ai kishte kaluar vijën dhe e gjitha kjo nuk u pa nga gjyqtari Iglesias Villanueva.


Momenti kur Messi ia shpjegonte gjyqtarit se topi ishte brenda vijës së portës (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Messi ia shpjegonte gjyqtarit se topi ishte brenda vijës së portës (Video)

E gjitha kjo ishte pikë reference për Omar Momanin në karikaturën e tij të ditën në Goal.com.

Aty shikohet Messi i nervozuar në gjyqtarin dhe duke bërë me gisht nga VAR, e cila tregon se goli duhet të pranohej.

Imazh ku shikohet qartë se topi kishte kaluar vijën

Vlen të theksohet se VAR (ndihmesa për gjyqtarë nëpërmjet videove) do të aplikohet në La Liga nga sezoni ia ardhshëm.

Ndeshja mes Barçës dhe Valencias përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa Messi asistoi te goli i Jordi Albas.

Ndeshja e ardhshme e klubit katalunas është ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bb_heRwj8GL/