LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Sllovenisë shpërthen ndaj tifozëve dhe Luka Doncicit: Shkaku i tyre shumë basketbollistë duan të largohen nga Kombëtarja

Kapiteni i Sllovenisë shpërthen ndaj tifozëve dhe Luka Doncicit: Shkaku i tyre shumë basketbollistë duan të largohen nga Kombëtarja

Sllovenia hapi kualifikueset e Eurobasketit me fitore ndaj Ukrainës 87:73 dhe Izraelit 88:79 dhe kapiteni Klemen Prepelic foli hapur për faktin se pavarësisht këtyre sukseseve, Luka Doncic, i cili as nuk luajti në ato duele, është në fokus të publikut slloven.

Prepelic ka theksuar se i ka ardhur keq të glorifikojë Doncicin, për të cilin flitet edhe kur nuk luan për kombëtaren.


“Gjithmonë theksohet se Doncic nuk është aty dhe pse nuk është aty. Luka, Luka dhe sërish vetëm Luka… Të gjithë jemi të vetëdijshëm se pa Doncicin nuk kemi shanse të jemi në majën e basketbollit botëror, por marr informacione se ai vazhdimisht pështyn mbi djemtë që vijnë gjithmonë për të luajtur për kombëtaren”, tha Prepelic për rtvslo.si.

Prepelic theksoi se është e padrejtë të vihet Doncic në plan të parë edhe pse ai është basketbollisti më i mirë evropian.

Ndër të tjera kapiteni i Sllovenisë ka thënë se basketbollistët e tjerë janë mërzitur nga kjo situatë dhe ata po mendojnë të mos luajnë më për Kombëtaren sllovene.

“Pikërisht pa ata djem, askush nuk do ta shihte Lukën me fanellën e Sllovenisë në garat e mëdha. Ata 11, 12 djem që janë gjithmonë aty meritojnë pak më shumë respekt nga tifozët tanë”.

“Unë gjithmonë them se tifozët tanë janë më të mirët në botë. , por më ka mërzitur pështymja e vazhdueshme ndaj lojtarëve të tjerë. Sinqerisht, shumë prej tyre po mendojnë të mos luajnë më për kombëtaren”, ka treguar Prepelic. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori