LAJMI I FUNDIT:

Kanye West performon për herë të parë që prej hospitalizimit (Video)

Kanye West performon për herë të parë që prej hospitalizimit (Video)
NEW YORK, NY - SEPTEMBER 09: Kanye West performs during Harper's Bazaar's celebration of "ICONS By Carine Roitfeld" presented by Infor, Laura Mercier, and Stella Artois at The Plaza Hotel on September 9, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Harper's Bazaar)

Më i fortë, më i mirë dhe më i shpejtë! Kanye West është rikthyer në skenë të shtunën për herë të parë që prej hospitalizimit një vit më parë.

40 vjeçari ishte mysafir befasues gjatë koncertit të Kid Cudit në Aragon Ballroom në Chicago.


West ishte shumë i guzëqeshur teksa performoi këngët “Father Stretch My Hands”, “The Life of Pablo” dhe me këtë rast nxiti duartrokitje entuziaste nga audienca.

https://youtu.be/kNOTqGpcDw0

West anuloi turneun e tij “Saint Pablo” në nëntor të vitit 2016 pas kritikave të hapura në skena për Hillary Clinton, Donald Trump, Beyonce dhe Jay Z.

Një burim i afërt me West i tha US Weekly atëkohë: “Ai është i lodhur. Ai është profesionist dhe dëshiron fansave t’u japë përjetime fenomenale dhe nuk ndihet i gatshëm për këtë. Ai dëshiron vetëm më të mirën për fansat e tij”.

Kanye West duke performuar në dhjetor 2016, Foto: Getty Images

Pak ditë pasi anuloi turneun e tij, reperi ishte hospitalizuar për lodhje ekstreme më shmë se një javë në Qendrën Mjekësorë “Ronald Reagan” të Los Angelesit.

Që prej asaj kohe, ai ka mbetur larg prej vëmendjes, por darkave të rastit me bashkëshorten e tij, Kim Kardashian. (Çifti mori pjesë edhe në ditëlindjen e 22-të të Kendall Jenner të enjten më 2 nëntor).

Foto: Instagram

Në maj një burim konfirmoi për US Weekly se West ishte duke punuar qetësisht në albumin e tij të ri.

“Ai gjithmonë regjistron këngë të reja në vende të ndryshme. Për vite të tëra këtë e bëri në Xhamajkë”, tha ky burim.

21 herë fituesi i Grammyt dhe Kardashian janë në pritje të një tjetër fëmiu.

US Weekly konfirmoi në korrik se ata po presin fëmiun e tretë një vajzë të vogël.

Ata tashmë janë rpindër të vajzës North (4 vjeçe) dhe djalit Saint (23 vjeç).

/Telegrafi/