LAJMI I FUNDIT:

Kanye West ndryshon zyrtarisht emrin e tij në “Ye”

Kanye West ndryshon zyrtarisht emrin e tij në “Ye”
Foto: AP/FILE

Ai nuk është Kanye, është “Ye”.

Një gjykatës në Los Angeles miratoi sot një peticion të reperit Kanye West për të ndryshuar zyrtarisht emrin e tij për t’u njohur thjesht si “Ye”, pa mbiemër.


Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Angelesit, Michelle Williams Court, i dha përgjigje reperit, i cili paraqiti peticionin e tij më 24 gusht dhe deklaroi se po e bënte ndryshimin për arsye personale.

Kanye West (Foto: Evan Agostini/Invision/AP, File)

Artisti, 44 vjeç, publikoi një album të tetë të titulluar “Ye” në qershor të vitit 2018. Ka qenë emri i tij në Twitter për ca kohë.

Kim Kardashian e bind ish-burrin Kanye West që ta mbajë ajo shtëpinë 60 milionë dollarëshe pas divorcit të tyre
Lexo po ashtu Kim Kardashian e bind ish-burrin Kanye West që ta mbajë ajo shtëpinë 60 milionë dollarëshe pas divorcit të tyre

Po atë vit, këngëtari tha në një intervistë me drejtuesin e radios Big Boy se ai beson se “Ye” është “fjala më e përdorur në Bibël dhe tha se në Bibël do të thotë “Ti”.

Kanye West (Foto: Evan Agostini/Invision/AP, File)

Gruaja e “Ye”, aktualisht e njohur si Kim Kardashian West, ka ruajtur mbiemrin e tij të mëparshëm pavarësisht zërave për divorc, madje duke e përdorur atë për paraqitjen e saj në SNL javë më parë. Është e paqartë nëse ylli i “Keeping Up With the Kardashians” do të vazhdojë tani me “Ye”.

Dyshja ndërkaq bënë kërkesën për divorc në muajin shkurt. Ata kanë së bashku katër fëmijë. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori