LAJMI I FUNDIT:

Kanye West mbulon fytyrën me maskë të zezë gjatë një dalje publike me partneren e tij të re, Chaney Jones

Kanye West mbulon fytyrën me maskë të zezë gjatë një dalje publike me partneren e tij të re, Chaney Jones

Kanye West u pa me të dashurën e tij të re, Chaney Jones në ndeshjen basketbolli për të parë përballjen e Lakers kundër Washington Wizards të premten në mbrëmje (11 mars).

Ndërsa po shijonte një mbrëmje takimi në “Crypto.com Arena” në Los Angeles, reperi 44-vjeçar dukej i buzëqeshur ndërsa ekipi i tij fitoi në shtëpi.

Për lojën, 22-herë fituesi i Grammyt kishte veshur një xhaketë sportive, xhinse të zeza të zbehura dhe çizme “Balenciaga”.

E dashura e tij 24-vjeçare, e cila ka një ngjashmëri të pamohueshme me ish-in e tij Kim Kardashian, mbante syze dielli të zeza, një bluzë të ngushtë dhe pantallona lëkure të zeza.

Pas daljes, West kishte një maskë skish të plotë ne ngjyrë të zezë, e cila mbulonte të gjithë fytyrën e tij.

Dalja vjen në të njëjtën ditë që ish-bashkëshortja e tij e bëri zyrtare lidhej me të dashurin e ri Pete Davidson në Instagram.

Themeluesja e “KKW Beauty” ndau një seri fotografish në mediat sociale që shfaqin momente me partnerin e saj- duke shënuar herën e parë që ajo e ka ndarë foto me të në llogarinë e saj.

Nëna e katër fëmijëve pozoi me Pete në një pallto të dhuruar nga Kanye West, mes sulmeve tronditëse të reperit ndaj aktorit.

Imazhet që ylli shpërndau janë realizuar më 12 shkurt, atë kohë çifti shijoi një darkë intime në restorantin Lilia në Brooklyn.

Kim kishte veshur një pallto Balenciaga me vlerë 23 mijë dollarësh që Kanye ia dhuroi asaj përpara koncertit të saj të “Saturday Night Live” në tetor.

Pasi Kim u pa duke veshur pallton me Pete, Kanye hyri në Instagramin e tij për të treguar se ai kishte dhuruar pallton me shkëlqim.

Kim e kombinoi pallton gri me çizmet “Balenciaga” me vlerë 1700 dollarësh me ngjyrë metalike argjendi.

Pas divorcit, Kim Kadashian bën zyrtare lidhjen me Pete Davidson në Instagram
Lexo po ashtu Pas divorcit, Kim Kadashian bën zyrtare lidhjen me Pete Davidson në Instagram

Thashethemet për një romancë të mundshme me Pete u ndezën për herë të parë kur të dy u puthën gjatë një skene në fillim të tetorit të “Saturday Night Live” teksa ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai portretizonte Aladdin, dhe ndërsa raportet fillestare pretendonin se ata ishin thjesht miq, fansat besonin se diçka më domethënëse po ndodhte.

Javë më vonë, ajo u pa në fermën “Knott’s Berry” në Kaliforni për ngjarjen vjetore të Halloween me një grup miqsh, duke përfshirë Pete, motrën e saj Kourtney dhe të fejuarin e saj Travis Barker.

Pete është partneri i parë romantik për yllin televiziv që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Kanye, 44 vjeç, në shkurt 2021.

Teksa, Kanye, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, ishte i lidhur shkurtimisht me modelen Irina Shayk, modelen në Instagram, Vinetria, 22 vjeç dhe aktoren Julia Fox, 33 vjeç dhe tani me modelen Chaney Jones, 24 vjeçe.

Ndërkohë, Pete ishte më parë i lidhur në mënyrë romantike me një mori të famshëm, duke përfshirë yllin e filmit, Kate Beckinsale dhe Ariana Grande. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori