LAJMI I FUNDIT:

Kanye West befason Kimin për Shën Valentin me performancë nga Kenny G

Kanye West befason Kimin për Shën Valentin me performancë nga Kenny G

Kanye West e ka befasuar në formë të jashtëzakonshme bashkëshorten e tij Kim Kardashian për Shën Valentin.

Reperi befasoi bashkëshorten e tij me një performancë private nga Kenny G.


Saksofonisti që fitoi Grammyn qëndroi në mes të një dhome në shtëpinë e çiftit në Hidden Hills, ku Kenny ishte i rrethuar nga trëndafila të cilat ishin në dysheme në vazo.

Ai i bëri serenatë zonjës West me këngë si “Somewhere Over the Rainbow”, teksa Kim e regjistroi momentin me telefonin e saj.

Ajo më vonë u shfaq në rrjetet sociale për të postuar këtë gjest të ëmbël të bashkëshortit të saj, i cili nuk ka mundur të ndalet së qeshuri.

“Nuk është gjë e madhe thjesht Kenny G është në dhomën time të ndejës. Urime ditën e Shën Valentinit”, ka shkruar Kim në postimin e saj në Twitter.

Kanye është i njohur si një befasues i zoti. Në vitin 2016, ai ka paguar një orkestër për t’i bërë serenadë Kimit për Ditën e Nënës dhe madje e mori me qera gjithë AT&T Park të San Franciscos për t’i propozuar asaj në vitin 2013.

Çifti po pret edhe fëmiun e katërt të tyre, nga një nënë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori