LAJMI I FUNDIT:

Kanë kaluar 30 vite nga “Home Alone”, ku ndodhen tash aktorët e filmit shumë të popullarizuar

Kanë kaluar 30 vite nga “Home Alone”, ku ndodhen tash aktorët e filmit shumë të popullarizuar
(20thCentury/Rex/Instagram/culkamania)

Kanë kaluar tri dekada prej se “Home Alone” u dha premierë në nëntor të vitit 1990, mirëpo filmi i famshëm asnjëherë nuk e ka humbur popullaritetin e tij duke frymëzuar katër vazhdime, si edhe një ribërje që është duke u realizuar.

Filmi përfitoi më shumë se 470 milionë dollarë, ndërsa e bëri të famshëm aktorin kryesor, Macaulay Culkin. Asokohe, ai ishte vetëm dhje vjeçar kur e portretizoi rolin e Kevin McCallister, ndërsa John Hughes e shkroi skenarin, derisa Chris Columbus ishte regjisor i filmit.


Culkin luajti edhe në vazhdimin e dytë, ndërsa ndërmjet viteve 1997-2012 u xhiruan edhe tri vazhdime të tjera, me aktorë të tjerë, por asnjëri nuk e arriti popullaritetin e filmit kryesor.

Derisa në vitin 2019, Disney ka njoftuar se është duke përgatitur ribërjen e “Home Alone” që është përgatitur për gjeneratën e re.

FEMAIL ka bërë një përmbledhje lidhur me jetën dhe karrierën e aktorëve që kanë qenë pjesë e filmit:

Kevin Mccallister: Luajtur nga MACAULAY CULKIN

Pas famës së arritur vetëm në moshën 10 vjeçare në filmin “Home Alone”, Macaulay Culkin siguroi role të shumta, duke nisur nga miliarderi dashamirës në “Richie Rich”, deri në fëmijën psikotik dhe vrasës në “The Good Son”.

Ai u bë milioner në moshën 12 vjeçare dhe akoma njihet si një prej yjeve më të mëdha për fëmijë të gjeneratës së tij, megjithëse fama e tij u zbeh nga fundi i viteve të nëntëdhjeta.

Macaulay ishte vetëm 18 vjeçar kur u martua me Rachel Miner. Ata u ndanë në vitin 2012, pas katër viteve bashkë. Më pas u lidh me aktoren Mila Kunis, me të cilën qëndroi bashkë nga 2002 deri në 2010.

Rikthimi në film ishte gjatë lidhjes së tyre në vitin 2003 në “Party Monster”, kurse një vit më pas u shfaq në “Saved!” në rolin e Mandy Moore.

Që nga atëherë, ka luajtur role shumë të vogla, ndërsa suksesi më i madh në këtë periudhe ishte huazimi i zërit për komedinë “Robot Chicken”.

Culkin, i cili tash është 40 vjeçar,  ka tërhequr më së shumti vëmendje për sjelljet e tij jashtë ekranit. Ai ka pasur probleme të vazhdueshme me vartësinë nga droga, edhe pse ka thënë se situata është ekzagjeruar nga mediat.

Së fundmi ka luajtur në “American Horror Story”, ndërsa është spekuluar se mund të paraqitet në ribërjen e “Home Alone”, kurse për rolin e vogël mund të paguhet 3.3 milionë dollarë.

Kate Mccallister: luajtur nga CATHERINE O’HARA

(Foto: 20thCentury/EPA)

Catherine O’Hara ishte mirë e njohur para se “Home Alone” të niste shfaqjen nëpër kinema, meqë kishte luajtur në “Beetlejuice” (1988), mirëpo shumëkush e mban mend si nëna e Kevinit.

Pas filmit të njohur, ajo ka luajtur në role, si “Waiting for Guffman”, “Orange County” dhe e ka dhuruar zëron për “Frankenweenie”.

Në vitin 2000 luajti në “Best in Show” së bashku me mikun e saj, Eugene Levy, i cili më pas e angazhoi në rolin e gruas së tij në komedinë “Schitt’s Creek”.

Tash 66 vjeçare, Catherine nga viti 2015 deri në vitin 2020 ka luajtur në telenovelën e krijuar me djalin e saj, Dan Levy.

Në ceremoninë e sivjetme të Emmys Awards u shpall aktorja më e mirë në një serial komik, ndërsa ky ishte çmimi i dytë Emmy.

Eter Mccallister: luajtur nga JOHN HEARD

(Foto: 20thCentury/Getty Images/Guliver)

John Heard veçmë kishte luajtur në filmat e vitit 1998, “Big” dhe “Beaches”, para se ta luante rolin e babait të Kevin në “Home Alone”.

Ai ka qenë mjaft i angazhuar në karrierën e tij dhe pas këtij filmi, është paraqitur në realizime, si “The Pelican Brief”, “Before and After” dhe “Snake Eyes”.

Disa vite më vonë ka luajtur edhe në seriale televizive, duke përfshirë “The Sopranos” e “Prison Break”.

Heard ishte akoma duke aktruar kur ndërroi jetë nga infarkti në zemër në korrik 2017, në moshën 71 vjeçare.

Harry Lime: luajtur nga JOE PESCI

(Foto: 20thCentury/FilmMagic)

Për dallim nga shumica e aktorëve në këtë film, Joe Pesci vetëm se ishte yll i madh, sidomos për rolin e Tommy DeVito në “Goodfellas” që kishte dalë disa muaj para “Home Alone”.

Në vitin 1991, ai e fitoi çmimin Oscar për rol dytësor në dramën kriminale me regji të Martin Scorsese.

Me gjithë rolet e shumta të suksesshme në filmat, si “Casino”, “My Cousin Vinny”, “Gone Fishin’” e “Lethal Weapon”, në vitin 1999 u tërhoq nga aktrimi për t’u fokusuar në karrierën muzikore.

Mirëpo, 77-vjeçari u kthye nga pensionimi për të luajtur në filmin e vitit 2019, “The Irishman”, me të cilin u nominua për Oscar.

Marv Merchants: luajtur nga DANIEL STERN

(Foto: 20thCentury/FilmMagic)

Pasi e luajti partnerin e krimit të Joe Pescit, Daniel Stern siguroi punë të rregullt në film dhe televizion, edhe pse portretizimi i Marv mbeti një prej më të njohurve të tij.

Në vitet pas “Home Alone” është angazhuar si narrator në serinë e popullarizuar “The Wonder Years” në rolin e të riut Fred Savage.

Daniel, i cili tash është 63 vjeçar, së fundmi është paraqitur në filmin e vitit 2019, “James vs. His Future Self”.

Njëherësh, ai luan rolin e Bill, babanë e Annie Annie (Aidy Bryant), në serialin e Hulu, “Shrill”.

Buzz Mccallister: luajtur nga DEVIN RATRAY

(Foto: 20thCentury/Getty Images/Guliver)

Edhe pse roli i vëllait ngacmues Buzz në “Home Alone” ishte ndër rolet e tij më të qëndrueshme, Devin Ratray ka luajtur në role të shumta.

Ai e nisi karrierën si i ri në vitet e tetëdhjeta, ndërsa ishte vetëm 13 vjeçar kur luajti në filmin e popullarizuar.

Më pas u bë i rregullt në serialin real të MTV, “Damage Control”, derisa luajti edhe në disa episode të “Law & Order, Law & Order: Special Victims Unit”, si edhe në “Supernatural”.

Si shumë yje të tjera të , edhe Devin e provoi veten në muzikë duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë, në grupin e quajtur “Little Bill and the Beckleys”.

Në vitin 2013, luajti në filmin e nominuar për Oscar, “Nebraska”, ndërsa së fundmi ka pasur edhe një rol të vogël në filmin e vitit 2019, “Hustlers”.

Fuller Mccallister: luajtur nga KIERAN CULKIN

(Foto: 20thCentury/REX)

Vëllai i vogël i Macaulay, Kieran Culkin, luajti rolin e kushëririt të protagonistit kryesor në “Home Alone” që shënonte vetëm fillimin e karrierës së tij.

Pasi luajti në filmin e të rinjve “She’s All That” (1999), ai u përfshi në role më serioze. Roli kryesor në “Igby Goes Doën”, krahas Claire Danes, Amanda Peet e Ryan Phillippe, ia siguroi një nominim për Golden Globe.

“Scott Pilgrim vs. the World”, “Music of the Heart” e “The Mighty” janë disa nga paraqitjet tjera filmike, ndërsa ka luajtur edhe në sezonin e dytë të adaptimit televiziv të “Fargo”, ndërsa në ditët e sotme është i njohur për paraqitjen në serielin e HBO, “Succession”.

Kieran u nominua sërish për Golden Globe për portretizimin e Roman Roy në dramë, edhe në vitin 2019 edhe në vitin 2020, si edhe për çmimin Emmy në vitin 2020.

Uncle Frank: luajtur nga GERRY BAMMAN

(Foto: 20thCentury/Getty Images/Guliver)

Roli i Gerry Bamman si xhaxhai i Kevin në të dy filmat, “Home Alone” dhe “Home Alone 2”, është një prej karaktereve më të njohura në karrierën e tij.

Megjithatë, aktori, i cili tash është 79 vjeçar ka realizuar paraqitje të shumta filmike dhe televizive duke qenë aktiv deri në vitin 2015.

“Law & Order”, “Sex and the City”, “Damages” e “The Good Wife” – janë disa prej serialeve më të njohura ku ka luajtur, ndërsa një prej vlerësimeve më të fundit e ka pasur në filmin “The Following”.

Gus Polinski: luajtur nga JOHN CANDY

(Foto: Instagram/johncandy_tribute)

John Candy pati një rol të vogël port të rëndësishëm në “Home Alone”. Karakteri i tij, Gus Polinski, ndihmon në ribashkimin e Kevin me nënën e tij duke i dhënë filmit një fund të lumtur.

Ai kishte luajtur me Culkin në filmin e vitit 1989, “Uncle Buck”, para se të luanin sërish bashkë në filmin e suksesshëm.

Gjatë karrierës së tij, John ka luajtur në shumë komedi, duke përfshirë “Spaceballs” dhe “Cool Runnings”.

Aktori vdiq nga infarkti në zemër në vitin 1994 në moshën 43 vjeçare.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori