Golden State Warriors është rikthyer te fitorja pas humbjes befasuese në ndeshjen e fundit nga Minnesotta Timberwolves.

Kampioni në fuqi para adhuruesve të vet ka triumfuar ndaj Charlotte Hornets.

Warriora morrën një fitore më të lehtë se sa pritej, pasi në fund diferenca ishte 47 pikë, 137:90.

Stephen Curry me 25 pikë, gjashtë asistime e pesë kërcime ishte më meritori për këtë fitore të Warriors.

Me lojë të mirë u dallua edhe Klay Thompson që shtoi 24 pikë të tjera.

Stephen Curry. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Warriors vazhdojnë ta mbajnë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit.

Ndërkohë humbje befasuese ka pësuar Oklahoma City Thunder nga Dallas Mavericks 103:106.

Trey Burke ishte koshashënuesi kryesor i Dallasit me 25 pikë, derisa bëri edhe dy kërcime e tetë asistime.

Me lojë të mirë tek skuadra nga Teksasi u dallua edhe Brunson me 18 pikë e Harris me 15 të tjera.

Paul George me 27 pikë e 11 kërcime si dhe Russell Westbrook me 25 pikë 11 kërcime e 11 asistime ishin më efikasit tek Mavericks, por që këto pikë nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta Hawks -Milwaukee Bucks 136:135

Oklahoma City Thunder – Dallas Mavericks 103:106

New Orleans Pelicans – LA Lakers 102:130

San Antonio Spurs – Sacramento Kings 106:113

Denver Nuggets – Washington Wizards 90:95

Golden State Warriors – Charlotte Hornets 137:90

LA Clippers – Memphis Grizzlies 113:96