LAJMI I FUNDIT:

Kampioni pret Ferizajn, tri ndeshje interesante zhvillohen në Ipko Superligë

Kampioni pret Ferizajn, tri ndeshje interesante zhvillohen në Ipko Superligë

Java e shtatë në Ipko Superligën e Kosovës do të fillojë sot (e shtunë) ku janë në program tri ndeshje mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do ta pres Ferizajn, me këtë të fundit që ka gjashtë pikë, ndërsa drenicasit janë lider me 12 pikë.


Kjo ndeshje është e para në orar nga ora 13:00.

Ndeshja e dytë është ajo në mes Llapit dhe Dukagjinit.

Llapi është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pret ekipin më të dobët deri më tani, Dukagjinin e Klinës që ende nuk ka arritur të shënoj gol në Superligë.

Ndeshja mes Llapit dhe Dukagjinit që do të fillojë nga ora 14:00.

Ndeshja tjetër është ajo në mes Trepçës 89’ dhe Flamurtarit, e cila do të fillojë nga ora 15:00.

Këto dy skuadra e kanë vetëm një pikë dallim nga njëra tjetra dhe pritet përballje e fortë. /Telegrafi/