LAJMI I FUNDIT:

Kampioni pëson humbjen e parë, mposhtet nga vendi i fundit në La Liga

Kampioni pëson humbjen e parë, mposhtet nga vendi i fundit në La Liga

Deportivo Alaves ka fituar pikët e para në La Liga, pas një fitore befasuese ndaj Atletico Madrid me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Skuadra e fundit në tabelë deri më tani, nuk kishte marrë asnjë pikë, por ndaj Atleticos u futën të motivuar në fushë.


Vetëm pas katër minutave lojë vendasit e gjetën golin e epërsisë.

Ruben Duarte harkoi për mrekullu nga goditja e këndit, derisa mbrojtësi qendror Victor Laguardia shënoi me kokë për 1-0.

Atletico tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e parë, por sulmi i tyre nuk ishte në ditën më të mirë.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me rezultat 1-0 në të mirë të skuadrës vendase.

Vendasit ishin të vendosur për ta ruajtur epërsinë e krijuar nga pjesa e parë dhe në të dytën nuk i lanë thuajse asnjë hapësirë mysafirëve.

Los Colchoneros tentuan me Suarez, Griezmann, Cunha e Correa, por pa mundur ta thyenin mbrojtjen e fortë të vendasve.

Kësisoj Alaves arriti ta ruaj epërsinë nga minuta e katërt dhe të marrë pikët e para në këtë edicion.

Sa i përket kampionit në fuqi të Spanjës, për ta ishte humbja e parë këtë vit.

Me këtë fitre, Alaves i ik pozitës së fundit në tabelë dhe ka tri pikë. Ndërkohë Atletico Madrid përkundër humbjes mbetet e dyta në tabelë me 14 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori